Miratohet doza e 3 e vaksinës; Ja cilat vende kanë vendosur këtë rregull të ri

0.2doza.3kjyubdigfd

Edhe pse në SHBA Administrata e Ushqimit dhe Barnave dhe Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve  ende nuk ka rekomanduar plotësisht një dozë të tretë kjo nuk I ka ndaluar disa vende që të aprovojnë këtë rregull të ri.

Franca ka miratuar dje planin e vaksinimit me dozë të tretë për kategoritë më të riskuara ndaj varianteve të reja të virusit, duke nisur nga shtatori.

Shumë ekspertë thonë që duhen më shumë studime për të aprovuar një dozë të tretë.

Doktoresha Nancy Pook në fakt është kundër një doze të tretë: Është mirë t’i përmbahemi udhëzimeve të tanishme. Duhet të besojmë shkencën dhe të ndjekim studimet që kryhen. Arsyetimi im është se ka ende shmë studime për të kryer për të vendosur nëse duhet apo jo një dozë e tretë. Asnjë nga vaksinat nuk u krijua pa një studim, provë, testim dhe hulumtime të rëndësishme. Pra të dalësh jashtë protokolleve nuk rekomandohet sepse ende nuk kemi në duar të dhëna të sakta për dozë të tretë: Vërtet mund të mbrojë më mirë nga virusi, por ndoshta ekspozohemi ndaj një rreziku më të madh nga ndonjë efekt anësor?, shpjegon doktoresha Pook.

Informacioni i fundit në faqen e internetit të Departamentit të Shëndetit dhe Shërbimeve Njerëzore thotë se nga korriku 2021, amerikanët të cilët janë vaksinuar plotësisht nuk kanë nevojë për një dozë përforcuese në këtë kohë. Gjithashtu thuhet se FDA, CDC dhe NIH janë "të angazhuar në një proces rigoroz të bazuar në shkencë" për të përcaktuar nëse ose kur mund të jetë i nevojshëm një dozë e tretë.

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.