Golemi kthehet në një det, plehrash

0.4WhatsApp Image 2021 08 11 at 21.06.53 11628745857

Turizmi po shfaq shenja të forta gjallërimi këtë vit. Bizneset raportojnë një rritje të ndjeshme të prenotimeve, sidomos në zonën e Golemit, aty ku janë bërë dhe investimet më të mëdha të strukturave hoteliere.

Por, këtë vit, ky rilulëzim i turizmit po “bashkëjeton” me fenomenin e plehrave. Në mbrëmjen e 11 gushtit, krahas shëtitorës buzë detit, të mbushur plot e përplot me turistë nga shumë shtete, mbeturinat kanë pushtuar sërish rrugët dhe ato pak zona që kanë mbetur akoma me pisha.

Siç shihet dhe nga fotot, kazanët janë të tejmbushur dhe plehrat kanë filluar të dergjen përtokë.



Mungesa e koshave ka kthyer pishat në vend të grumbullimit të mbeturinave. Edhe në anën e detit sërish gjen grumbuj me qese, duke ofruar një pamje aspak të këndshme për pushuesit.

Vetëm pak javë më parë, Durrësi dhe zona e Golemit vuajtën për ditë me radhë nga mospastrimi i mbeturinave. Problemet nisën pasi vend-grumbullimi i mbetjeve në Porto Romano u mbyll me Vendim të Këshillit Kombëtar të Territorit nr. 06, datë 13.01.2020 “Për miratimin e lejes së infrastrukturës: “Mbyllja e vend-depozitimit të mbetjeve të ngurta dhe ndërtimi i ECO-PARK me vendndodhje në Bashkinë Durrës”, dhe Bashkia Durrës u la pa vend-depozitimin kryesor.

Zbatimi i vendimit nisi në fund të vitit të kaluar dhe që atëherë Durrësi përjetoi disa episode ku për ditë me radhë plehrat nuk u tërhoqën. Bashkia Durrës, sipas burimeve të saj, gjeneron mesatarisht 75 500 ton mbetje në vit.

Në fillim të korrikut, Këshilli i Qarkut të Durrësit i përcolli Komitetit të Menaxhimit të Integruar të Mbetjeve nga AKUMI (Agjencia Kombëtare e Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Infrastrukturës së Mbetjeve) studimin për “Analizimin e opsioneve për menaxhimin e mbetjeve në Qarkun Durrës” me alternativat për zgjidhje të problematikës së mbetjeve”, ju jepte tre alternativa, një prej të cilave ishte dërgimi total i mbetjeve në inceneratorin e Tiranës. Për shkak të pamundësisë së Bashkisë për të paguar faturën me fondet e veta, kërkohej mbështetja e buxhetit të shtetit.

Pak ditë më parë, Këshilli i Ministrave miratoi një fond prej rreth 3,8 mld lekë (32 mln euro) si mbështetje financiare që qeveria do t’i japë Bashkisë së Durrësit për menaxhimin/trajtimin e mbetjeve urbane në këtë qark për periudhën gusht-dhjetor 2021 deri në 2030./MONITOR

 

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.