Shqiptarët kthehen në atdhe për pushime/ Fluks në portin e Durrësit! Mbërrijnë 2878 pasagjerë dhe 960 automjete

0.8durres.emigranteee

2878 pasagjerë dhe 960 automjete kanë mbërritur paraditen e sotme në vendin tonë me tragete nga Italia.

Kapitaneria e portit të Durrësit bën me dije se fluksi ka qenë normal pasi në vend kanë mbërritur 3 tragete nga 5 tragete që mbërrijnë nga e mërkura deri të dielën.

Për të përballuar fluksin në hyrje të udhëtarëve dhe automjeteve tragetet që lidhin portet italiane të Barit dhe Ankonës me Durrësin bëjnë lundrime të dyfishta.

Fluksi i hyrjeve në vend ka qenë tepër i lartë gjatë këtij sezoni duke lënë pas vitin pandemik dhe ndikimet negative të tij në ekonomi.

 

LEXO TE NGJASHME

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.