IGJEUM paralajmëron rrezik të lartë nga zjarret ditën e nesërme

0.4zjarr.flakejkbhb

Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit me anë të një deklarate të publikuar ditën e sotme ka paralajmëruar se përgjatë ditës së nesërme (e martë, 10 gusht) do të ketë rrezik të lartë për zjarre në pyje në pjesën më të madhe të qarqeve të vendit.

Njoftimi i plotë i IGJEUM:

ZJARRET NË PYJE

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) pritet nivel “I LARTË” rreziku në shumicën e qarqeve dhe nivel “I MODERUAR’’ rreziku në qarqet Shkodër, Kukës dhe Dibër (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

Në disa qarqe pritet rrezik “I LARTË” vetëm në zona të lokalizuara, konkretisht: Shkodër (Jp), Kukës (Vl) dhe Dibër (Vp).

Rreziku pritet të jetë më i lartë ditën e nesërme.

RESHJET

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) nuk priten reshje në të gjithë qarqet (siç tregohet në tabelë, respektivisht për secilin qark).

TEMPERATURAT

Nesër (e martë dt.10) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 25 / 34 °C

në vendet e ulëta: 23 / 38 °C

në vendet malore: 18 / 36 °C

ERA

Sot pasdite (e hënë dt.09) dhe nesër (e martë dt.10) era pritet të fryjë e lehtë.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.