Vendimi i ri për vaksinat dhe situatën e Covid-19 që pritet të merret në shtator; Prek dhe ata që janë vaksinuar
Edhe pse janë vaksinuar këtë periudhë prej variantit Delta ka patur persona që janë infektuar. Kjo ka ndodhur për arsye të mbrojtjes së ulët të vaksinave.
Epidemiologu Alban Ylli:
“Edhe nëse do të kemi një rritje të rasteve në vjeshtë, në një skenar plotësisht të mundshëm i shoqëruar pse jo dhe me rritje të shtrimeve dhe ndoshta të vdekjeve, tek personat që tashmë janë të mbrojtur mes vaksinimit situata do të jetë shumë më e lehtë nga pikëpamja klinike dhe kërcënimi i shëndetit publik.
Shumica dërrmuese e rasteve po ndodhin tek komunitetet me mbulesë të ulët të vaksinave. Mund të preken individët e vaksinuar por që kanë kaluar sëmundje por këto janë raste më të rralla. Në shtator mund të diskutohet një dozë e tretë të vaksinës edhe në Shqipëri.
Kemi me qindra të pavaksinuar me asnjë dozë. Kështu që fokusi duhet të jetë për të rritur mbulesën vaksinale me një dhe dy doza. Në shtator mundet të marrim një vendim nëse do jetë e nevojshme doza e tretë pas 3-6 apo 9 muajsh tek disa grupe”.
LEXO TE NGJASHME