Simptomat e variantit Delta, si ta dallojmë dhe si të kujdesemi nëse infektohemi
Sipas qendrës për kontrollin dhe parandalimin e Sëmundjeve (CDC) në SHBA,duhet të dimë simptomat për të pa vaksinuarit dhe të vaksinuarit në mënyrë të tillë që të parandalojmë përhapjen e tij:
Simptomat:
Njerëzit me COVID-19 kanë pasur një gamë të gjerë simptomash të raportuara-duke filluar nga simptomat e lehta deri tek ato më të rënda. Simptomat mund të shfaqen 2-14 ditë pas ekspozimit ndaj virusit. Çdokush mund të ketë simptoma të lehta deri në të rënda. Por disa janë serioze dhe kërkojnë kujdes spitalor.
-Njerëzit me këto simptoma mund të kenë variantin Delta të COVID-19:
Temperaturë ose ethe me të dridhurat
Kollë
Gulçim ose vështirësi në frymëmarrje
Lodhje
Dhimbje të muskujve ose të trupit
Dhimbje koke
Humbje për herë të dytë e shijes ose erës
Dhimbje të fytit
Kongjestion ose rrjedhje hundësh
Nauze ose të vjella
Diarre
-Për të maksimizuar mbrojtjen nga varianti Delta dhe për të parandaluar përhapjen e tij tek të tjerët, vendosni një maskë në ambiente të mbyllura por me shumë njerëz, apo nëse jeni në një zonë të transmetimit të konsiderueshëm ose të lartë.
Masat që duhet të merrni:
Bëni vaksinën. Vendosni një maskë që mbulon hundën dhe gojën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Qëndroni 6 metra larg nga të tjerët që nuk jetojnë me ju. Shmangni turmat dhe hapësirat e brendshme me sistem të dobët ajrimi.
Lani duart shpesh me sapun dhe ujë. Përdorni dezinfektues të duarve nëse sapuni dhe uji nuk janë të disponueshëm.
LEXO TE NGJASHME