“Muaji i hapur i vaksinimit anti Covid-19” në vendin tonë; Ja çfarë duhet të dini

0.7vaksinat.manastarliu

Në datën 1 gusht ka nisur muaji i hapur i vaksinimit në vendin tonë për moshën 18+. Për të bërë vaksinën mjafton të keni thjesht një kartë identiteti me vete  dhe të paraqiteni në çdo qendër vaksinimi ose në qendrën shëndetësore pranë vendbanimit.

Orai i qëndrave është i hapur nga ora 8 deri në 20:00 të darkës.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, ka dhënë një mesazh në faqen e saj zyrtare në rrjetet sociale, me të cilën u ka bërë apel të gjithëve që të vaksinohen dhe në këtë mënyrë nuk rrezikon sëmundjen e rëndë nga varianti ‘Delta

"Nis sot muaji i hapur i vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç

Me kartën e identitetit, ju mund të paraqiteni në qendrën tuaj shëndetësore ose në qendrën më të afërt të vaksinimit për të kryer vaksinën #antiCOVID.

Qendrat e vaksinimit që do të jenë të hapura nga ora 08:00-20:00.

#VaksinohuSot

#ShqipëriaBuzëqesh”.

 

LEXO TE NGJASHME

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.