Nuk ndalon i nxehti afrikan, ja si do të jenë temperaturat 15 ditëshin e parë të gushtit
Pavarësisht rënies me 2-3 gradë në krahasim me temperaturat mbi 40 gradë të korrikut, gushti do të jetë po ashtu një muaj me vlera të larta. Meteorologu i Meteoalb Hakil Osmani ka bërë parashikimin e motit për muajin ku ka thënë se vlerat do jenë me 4 gradë më shumë se vlerat tipike normale të temperaturave për gushtin.
Edhe për pushuesit e 15 ditëshit të dytë të gushtit, moti do të jetë i favorshëm ku nuk flitet për mundësi reshjesh të shiut në zonat bregdetare, por herë pas herë me ditë shumë të nxehta, të ndikuara nga masat ajrore të kontinentit afrikan.
Fillimi i javës do të jetë i përfshirë nga i nxehti “afrikan”, për shkak të masave të nxehta që vijnë në vendin tonë nga Afrika e Veriut.
Duke filluar nga dita e enjte moti do të freskohet pak për shkak të largimit të masave të nxehta që do të zëvendësohen nga ato të freskëta nga veri-perëndimi. Prej së enjtes mund të priten shira sporadike dhe vranësira të lehta, por megjithatë temperaturat do të vazhdojnë të jenë të larta dhe shiu do të jetë i dobët.
LEXO TE NGJASHME