Parashikimi/ Ja si do të jetë moti ditën e premte
Përshëndetje nga SHMU!
Vendi vijon të mbetet në ndikim të motit të nxehtë.
Gjatë dy ditëve të fundit të muajit sërish do të ketë mot të kthjellët. Era do të ketë drejtim kryesor veriperëndimin e lehtë dhe në bregdet do të sjellë valëzim të ulët.
Temperaturat ashtu sikundër shihen do të pësojnë rënie të lehta, por kjo rënie do të reflektohet më së shumti në termometër sesa do të jetë e ndjeshme në përditshmërinë tonë.
Kjo valë nuk do të tërhiqet edhe gjatë fillimit të gushtit.
Urojmë ditë të mbarë për të gjithë!
LEXO TE NGJASHME