Dështon regjistrimi në shkolla nga E-Albania/ 40% e nxënësve ngelin jashtë sistemit
Dështon projekti për regjistrimin e fëmijëve në klasa të para nga platforma e-albania. Vetëm 5580 fëmijë janë regjistruar nëpërmjet portalit nga 9000 që duhet të regjistroheshin në 182 shkollat e pilotuara.
Kjo shifër është sa 15 përqindëshi i 30 mijë fëmijëve që do të regjistroheshin këtë vit duke sjell kaos dhe shqetësime tek prindërit që nuk kanë mundur të regjistrojnë fëmijët në shkolla. Për SYRI TV, Ministria e Arsimit konfirmoi se do të hap regjistrimin fizik për fëmijët e paregjistruar.
Në portalin E-Albania u parashikua që të regjistrohen 9 mijë nxënës në klasën e parë, por projekti ka dështuar duke u regjistruar në shkollën përkatëse vetëm 5.580 nxënës.
Rreth 40 % e fëmijëve që do të uleshin në bankat e shkollave do ti nënshtrohen përsëri një faze të dytë regjistrimi (online ose dhe fizikisht) pasi kanë ngelur jashtë strukturave arsimore. Projekti u pilotua në 12 bashki të vendit ku u përfshinë 182 shkolla.
Në të gjithë vendin janë rreth 30 mijë nxënës që do të ulen për herë të parë në bankat e 1760 shkollave.
Nga të dhënat paraprake rezulton se janë bërë 5580 aplikime gjithsej në 182 shkollat të cilat e kanë pilotuar këtë proces. MASR disponon listat e fëmijëve 6-vjeçarë që duhet të regjistrohen këtë vit.
Kjo listë është shpërndarë nëpërmjet DPAP te çdo shkollë. Shkollat identifikojnë çdo fëmijë që i përket zonës ku ndodhet shkolla dhe nëpërmjet Zyrës Arsimore rakordojnë për raste të fëmijëve që ende nuk janë regjistruar.
MASR po analizon me kujdes të gjithë këtë proces dhe ka planifikuar vazhdimin e regjistrimit në një fazë të dytë, që do të jetë para fillimit të vitit mësimor, nëpërmjet E-albania ose fizikisht. Është detyrim ligjor që çdo fëmijë 6-vjeçar (që bën 6 vjeç edhe në shtator) edhe për ata që nuk kanë shtetësi apo janë azilantë.
LEXO TE NGJASHME