Sinoptikanet e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thone se vendi yne vijon te jete nen ndikimin e masave ajrore te nxehta me origjine nga Afrika e Veriut. Per pasoje, edhe per diten e enjte, moti parashikohet i kthjellet dhe i nxehte.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Sinoptikanet e Sherbimit Meteorologjik Ushtarak thone se vendi yne vijon te jete nen ndikimin e masave ajrore te nxehta me origjine nga Afrika e Veriut. Per pasoje, edhe per diten e enjte, moti parashikohet i kthjellet dhe i nxehte.
Levizjet e medha te qytetareve ditet e fundit dhe heqja e masave kufizuese po ndikon ne rritjen e infektimeve ne Kosove. 90 % e te infektuarve jane te prekur nga varianti Delta i virusit korona. Ne Kosove po shenon rritje dita-dites numri i personave te infektuar me koronavirus. Vetem nga fillimi i gushtit deri tani jane kryer 5 mije e 272 testime dhe jane konstatuar mbi 2 mije e 300 raste te reja infektimesh dhe 7 raste vdekjeje.
Ne Shqiperi sot do te mbizoterojne me alternime kthjellimet dhe vranesirat duke sjelle mot te qendrueshem, por ne zonat verilindore mund te kete edhe rebeshe shiu. Sipas Meteoalb, sot temperaturat do te kene nje renie te lehte ku do te variojne: ne zonat malore, nga 17°C ne 32°C, ne zonat e uleta nga 23°C ne 38°C dhe ne zonat bregdetare nga 25°C ne 39°C.
Ministria e Shendetesise raportoi sot 220 raste te reja me COVID-19 ne 24 oret e fundit, teksa nuk eshte shenuar asnje humbje jete. Muaji Gusht do te jete i hapur per vaksinimit antiCOVID per çdo qytetar +18 vjeç, ndaj Ministria e Shendetesise i ben serish apel qytetareve te vaksinohen sa ne pare, per te mbrojtur veten dhe njerezit e afert dhe per te frenuar perhapjen e virusit te rrezikshem.
2878 pasagjere dhe 960 automjete kane mberritur paraditen e sotme ne vendin tone me tragete nga Italia. Kapitaneria e portit te Durresit ben me dije se fluksi ka qene normal pasi ne vend kane mberritur 3 tragete nga 5 tragete qe mberrijne nga e merkura deri te dielen.