Nje grup qe merrej me pajisjen e qytetareve me tampone te shpejte per koronavirusin ne menyre qe te udhetonin drejt Italise nepermjet portit te Durresit, eshte arrestuar nga Policia. Pese persona perfunduan ne pranga nga operacioni i Policise lokale, ndersa nje i gjashte eshte shpallur ne kerkim. Ata kishin ngritur nje laborator te palicencuar nga autoritetet shendetesore per te kryer tamponet e shpejte kundrejt perfitimit.


















