Ditën e premte në vend do të ketë ndikim të motit të paqendrueshëm. Do të mbizotërojnë vranësirat e dendura. Reshjet e shiut parashikohen të herëpasherëshme me intensitet të ulët deri mesatar në pjesën më të madhe të vendit. Dëbora për shkak të rënies së temperaturave do të përfshijë edhe lartësi deri kodrinore më e theksuar në veri.


















