Fitimet e transferuara nga investitorët e huaj jashtë vendit këtë vit janë në nivelet më të lartë historike. Sipas statistikave të Bilancit të Pagesave, për tremujorin e tretë të vitit, flukset dalëse zërin e të ardhurave nga investimet kishin vlerën e 139 milionë eurove, në rritje me pothuajse 15% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.


















