Prej dy ditësh 3 fshatra të njësisë administrative Udënisht, si : Piskupat, Boqezë dhe Lin përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e defekteve të linjës nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.
Albest.al - Lider ne Reklamimin online
Lajme nga Shqiperia, Lajmet e fundit , Biznese ne Shqiperi
Prej dy ditësh 3 fshatra të njësisë administrative Udënisht, si : Piskupat, Boqezë dhe Lin përballen me mungesë të energjisë elektrike si pasojë e defekteve të linjës nga e cila furnizohen që është fidri i Prrenjasit.
Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Çdo qytetar mbi 16 vjeç, mund të vaksinohet në qendrën shëndetësore ose në pikën më të afërt të vaksinimit të përqëndruar.
Gjykata e Tiranës caktoi masën “detyrim paraqitje për eksperten e IT-së tek Tatimet, Eni Qirjakon dhe “arrest shtëpie” për tre të arrestuarit e tjerë, ekspertin tjetër të IT tek Tatimet, Andi Agaraj dhe dy përmbaruesit privatë Klodian Sota dhe Endri Ikonomi.
Këtë të hënë ka nisur puna për rehabilitimin e aksit rrugor Qafë Kashar-Rinas, të cilat pritet të zgjasin 7-10 ditë në varësi edhe të kushteve atmosferike.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 1207 raste të reja me Covid, një shifër më e ulët në krahasim me ato të ditëve të fundit. Fatkeqësisht COVID u ka marrë jetën 3 qytetarëve: një qytetari nga Belshi 74 vjeç, një qytetari nga Berati 85 vjeç, një qytetari nga Tirana 87 vjeç. Në spitalet COVID po marrin trajtim mjekësor 123 pacientë, nga të cilët 17 janë në gjendje më të rëndë.