Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se në 24 orët e fundit janë kryer 5 367 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitiv me koronavirus 1 658 qytetarë. Ndërkohë, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 8 persona të prekur me Covid-19, ndërsa 2005 janë shëruar.


















