
Horoskopi Javor 15 Nëntor - 21 Nëntor 2021
Horoskopi Javor 15 Nëntor - 21 Nëntor 2021
Dashi Sipas horoskopit të Paolo Fox, java do të nisë me disa kontraste të mundshme në dashuri, mes të hënës dhe të martës. Sidomos marrëdhëniet më të brishta në çift do të ekspozohen! Marrja e vendimeve në punë do jetë më e lehtë, edhe nëse ky moment nuk ju jep ende stabilitetin ekonomik që dëshironi. Do të përmirësohet nga e hëna 22 nëntor, kur Dielli hyn në një shenjë zjarri.
Dashi Këtë javë do bëni më të mirën për të pasur një jetë më të qetë. Shpesh mund të dilni edhe nga parimet që keni. Ju të dashuruarit ka mundësi të merrni vendime shumë të rëndësishme të cilat do ua ndryshojnë përgjithmonë jetën. Të afërmit, si tuajit ashtu edhe të partnerit, do jenë një mbështetje e fortë. Ju beqarët do keni takime, por tashmë nuk do filloni aventura kalimtare. Këtë jave do fillojë një histori serioze, e konsoliduar dhe afatgjatë.
Dashi Këtë javë për ju të shenjës së dashit do të ishte mirë të fokusoheshit tek çështjet sentimentale. Ka ardhur momenti të pranoni kompromise për të ruajtur qetësinë e familjes. Javë pozitive për beqarët, disa takime do të jenë shumë me fat! Sa i përket anës profesionale me Marsin përballë shenjës mund të keni pakënaqësi. Nëse do të besoni më tepër tek aftësitë tuaja gjithçka do të zgjidhet.