Horoskopi javor 29 shkurt – 6 mars

Dashi
Dielli, i cili ndodhet në shenjën e peshqëve tregon se duhet kohë për të zgjidhur çështjet emocionale dhe ky është momenti që të liroheni nga ndonjë ngarkesë që e mbartni prej kohësh. Shfrytëzojeni këtë mundësi për ti parë gjërat në thellësi dhe për të kuptuar se ku qëndron problemi. Ju do të keni më shumë energji dhe dëshirë për të jetuar nëse veproni kështu. Kini kujdes nga konflikte të mundshme që mund të ndodhin këtë të premte. Mos u tregoni shumë i butë sepse mund të pendoheni më vonë. Megjithatë do ta keni të veshtirë të ruani një ekulibër në qëndrimet tuaja, kur mars të zhvendoset tek shenja e shigjetarëve këtë të shtunë.
Demi
Kjo javë mund të jetë e mbushur me çëshje karriere, si përshembull intervista pune apo realizimi i një projekti të ri. Tregohuni të kujdeshëm pasi jo të gjithë mund të kenë të njëjtat pikëpamje si ju. Pergatituni mirë për të shprehur idetë tuaj, përpara se ti diskutoni me njërëz të tjerë, në mënyrë që të krijoni një përshtypje sa më të mirë. Mërkuri do të lëvizë tek shenja e peshqëve duke u sjellë argëtim.
Binjakët
Dielli, i pranishëm në sektorin e karrierës do t’ju inkurajojë të merreni me punë që i keni lënë pezull.Ndoshta do t’ju duhet të merrni një vendim këtë javë, por duhet të keni informacionin e duhur përpara se të veproni. Do ti keni mendimet më të qarta pasi Mërkuri hyn në sektorin e ambicieve të shtunën. Gjërat do shkojnë në vendin e tyre këtë javë, prandaj mos u shqetësoni.
Gaforrja
Mos u tregoni implusiv, sepse çështjet që duhet të zgjidhni kërkojnë durim dhe qetësi. Do të keni përfitime nëse i shqyrtoni me kujdes çështjet financiare sidmos nëse mendoni për të investuar në një projekt biznesi. Merrnini me humor vonesat, sepse ndryshe rrezikoni tu kapë paniku. Do të ndiheni më të motivuar për të filluar një dietë të re dhe ushtrime fizike, me hyrjen e Marsit në shenjën e shigjetarit.
Luani
Marsi do të zhvendoset ne sektorin e kënaqësisë të shtunën. Rishikoni çështjet familjare me të cilat jeni marrë kohët e fundit. Kjo është mundësia që ti zgjidhni ato përfundimisht. Nëse e bëni këtë do të keni më shumë energji për t’ju dedikuar aktiviteteve argëtuese. Që prej së shtunës do të zbuloni mënyra të reja për të kursyer para.
Virgjëresha
Përpiquni të shmangni konfliktet e mundshme këtë javë. Çështjet familjare midis jush dhe partnerit do të jenë në qendër të diskutimit. Nëse arrini të bëni kompromis gjerat do të bëhen akoma më të thjeshta. Do të keni mundësi të bëni një bisedë të hapur për të shprehur të gjithë ndjenjat tuaja. Bëhuni gati sepse të shtunën është koha e duhur për të pastruar gjithë rrëmujën që është krijuar.
Peshorja
Në pjesë e parë të javës do tregoni praktik dhe me këmbë në tokë përsa i përket një projekti. Por ditë të caktuara të caktuara të javës mund t’ju sjellin probleme nëse nuk arrini të bëni kompromis.Nëse gjithmonë tregoheni me takt dhe diskrete këtë javë do të reagoni për të forcuar pozitën tuaj duke u bërë të qartë njerëzve që nuk mund tu trajtojnë si të kenë dëshirë. Ky do të jetë lehtësim i madh për ju.
Akrepi
Mundësi kënaqësie do të ketë në horizont. Do të jeni në gjendje të shfrytëzoni këtë moment për të shfaqur talentin dhe aftësitë që keni. Do të impresiononi dikë që ka nevojë për shërbimet tuaja, prandaj mos u tregoni mosbesues në vetevete. Kur Marsi të zhvendoset tek shigjetari të shtunën do kuptoni që duke dalë nga zona juaj e rehatisë keni mundësi për të rritur të ardhurat.
Shigjetari
Marsi do vendoset në shenjën tuaj dhe çështje emocionale që jua kanë mbajtur peng do të zgjidhen së shpejti. Ruani qetësinë dhe mos krijoni stres. Të shtunën do të ndiheni i qetë dhe plot me energji të reja. Gjithashtu do jeni më i qartë për veprimet që duhet të ndërmerrni.
Bricjapi
Një investim i zgjuar do ti hapë rrugë rritjes së vetëbesimit. Do jeni në gjendje të kuptoni veten dhe të lini pas shqetësime të mëparshme. Mund të keni një lidhje telepatike me një person, gjë, që do t’ju lehtësojë punët në javën që po vjen.
Ujori
Do të duhet të punoni me disa çështje përpara se bëni progresin që kërkoni prej kohësh. Konfliktet e mundshme do të vinë si pasojë e mungesës së lirisë që ndjeni. Nëse i keni bërë një premtim dikujt duhet ta përmbushni edhe nëse kjo do të thotë që do jetë e vështirë. Më pas do të ndiheni mirë dhe personi do ti vlerësojë përpjekjet tuaja. Argëtim parashikohet këtë javë në jetën sociale.
Peshqit
Dielli në shenjën tuaj do t’ju mbushë me energji të reja. Megjithatë do vazhdoni të keni interes për diçka që është e vështirë të realizohet. Gjëja me e rëndësishme për ju është të punoni mbi idetë dhe projektet që keni në kokë. Gjatë javës do bëni përpjekje të shumta për ti realizuar