Horoskopi për datën 27 korrik nga Russell Grant

000.9 horoskopi 1

Dashi

Detyrimet dhe detyrat ndaj të tjerëve po ju bëjnë të ndjeheni të mbytur dhe të përdorur. Njerëzit që keni ndihmuar për disa kohë po e marrin si të mirëqenë këtë gjë. Kishit menduar se ishte e përkohshme. Është koha për t`i lenë njerëzit të qëndrojnë në këmbët e tyre.

Demi

Një shans për të mësuar diçka ose për t`u regjistruar në një kurs studimi do të jetë ai që ju nevojitet në këtë kohë. Mund të keni dyshimet tuaja në lidhje me aftësinë tuaj për të përfunduar këtë kurs. Nuk do ta dini kurrë përgjigjen nëse nuk e provoni. Një sfidë do të nxjerrë më të mirën tuaj.

Binjakët

Puna në prapaskenë duket se është rezultati i pashmangshëm i masave të fundit të vendosura në vendin e punës. Ju mund të gëzoni këtë shans për të vazhduar me punën tuaj në një mjedis të qetë. Me ndihmën e vullnetarëve të tjerë, do të gjeni disa mënyra për të ndihmuar ata që preken nga koronavirusi.

Gaforrja

Një rimbursim mund të mos arrijë kurrë tek ju. Keni shumë nevojë për këto para, për të paguar detyrime të tjera. Mund të jetë e nevojshme të ndërmerrni veprime juridike. Nëse një mik ju ka borxh para, ndërmerrni hapa për t`u siguruar që t`jua rikthejë.

Luani

Mundësisë për të udhëtuar do të jetë e vështirë t'i rezistoni. Një keqkuptim mund të prishë atë që keni krijuar prej kohësh. Sigurohuni që t`i mbani afër njerëzit që doni.

Virgjëresha

Është koha të filloni të kufizoni gjithë të mirat që bëni për të tjerët. Nuk mund t`ia kushtoni gjithë kohën tuaj të tjerëve. Nëse një mik përpiqet t'ju tërheqë pas problemeve të tij, mos u përfshini. Familja juaj dhe të dashurit kanë nevojë për ju. Kjo duhet të jetë përparësia juaj.

Peshorja

Kur ju dhe një partner ose mik u bëtë bashkë, kjo marrëdhënie mbushi një boshllëk në jetën tuaj. Shumë gjëra kanë ndryshuar që atëherë, përfshirë ndjenjat tuaja për njëri-tjetrin. Është e vështirë ta pranoni, por mund të jetoni shumë mirë edhe të ndarë, secili në rrugën e tij.

Akrepi

Ndryshimet delikate tregojnë një pikë kthese në karrierën tuaj ose detyrimet shoqërore. Jeni në një periudhë tranzicioni. Mund të keni nevojë për një lloj marrëveshjeje për të vendosur se ku jeni dhe ku doni të shkoni. Mund të keni disa përvoja të çuditshme gjatë këtij tranzicioni.

Shigjetari

Jini të matur në atë që planifikoni të mbani sekret. Zgjidhni me mençuri se ndaj kujt keni besim. Armiqtë e fshehur mund të krijojnë probleme për ju. Mbajtja e sekretit të një fqinji do të jetë shpërblyese.  Njerëzit e vlerësojnë besnikërinë dhe ndershmërinë tuaj edhe nëse nuk e thonë atë.

Bricjapi

Pavarësisht nëse jeni duke rimobiluar shtëpinë tuaj, duke krijuar një vepër arti ose duke shkruar një libër, gjëja më e rëndësishme është të përdorni imagjinatën tuaj. Një projekt krijues ju sjell gëzim. Ju nuk jeni gati t'i zbuloni të gjitha planet tuaja, por ndiheni mirë në lidhje me to dhe aftësinë për të arritur një qëllim afatgjatë.

Ujori

Largimi nga vendet e zakonshme do të zgjerojë këndvështrimin tuaj. Ju nuk keni nevojë të udhëtoni larg për të ndjerë përfitimin. Të qenit jashtë në natyrë do të zhvillojë pikëpamjen tuaj personale. Aktivitetet si leximi, shkrimi dhe meditimi do t'ju ndihmojnë të qetësoni mendjen tuaj të shqetësuar. Një pushim i mbushur me pasion do t'ju bashkojë më shumë me të dashurin tuaj.

Peshqit

Një marrëdhënie e re për të cilën keni pasur shpresa të mëdha është në krizë. Është zhgënjyese të zbulosh që nuk jeni më për njëri-tjetrin. Një bisedë me një koleg të vjetër do t’ju ​​bëjë t`ju trokasë fati sërish në derë.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.