Horoskopi sot ditor për diten e marte - 16 qershor 2020

000.9 horoskopi 1

DASHI21. mars - 20. prill

Jeta juaj ne çift do jete e mbushur me hare dhe bashkëpunim sot. Do bëni edhe disa zgjedhje qe dikur i keni menduar, por nuk keni guxuar dot. Beqaret ka shume mundësi te fillojnë një histori te bukur dashurie me një person qe e kane pasur pranë gjithë jetën. Ne planin financiar dielli do jete i favorshëm dhe do ju beje shume me te logjikshëm me çdo hap qe do hidhni.

DEMI21. prill - 21. maj

Me ndikimin e madh te Marsit sot do zgjidhen te gjitha problemet qe keni pasur ne çift dhe pasioni do rikthehet fuqishëm. As vete nuk e kishit menduar ndonjëherë se gjerat mund t'iu ndryshonin kështu. Beqaret do kenë një dite te zakonshme dhe pa ndonjë surprize te madhe. Buxheti do jete i kënaqshëm megjithatë mire është qe çdo shpenzim ta parashikoni me kujdes.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Gjate kësaj dite do njiheni edhe me mire me partnerin tuaj dhe mundet te vendosni te hidhni disa hapa me tej. Priten zyrtarizimet qe keni ëndërruar gjithmonë. Beqaret nuk do jene te pafat megjithatë nuk do mund te fillojnë lidhjen qe gjithmonë kane ëndërruar. Me financat tregohuni gjithë kohës te matur dhe nuk do keni asnjë lloj problemi. Ju mund te bëni me te mirën.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Dita e sotme nuk do jete perfekte për te dashuruarit megjithatë nëse ruani qetësinë dhe nuk e teproni me fjalët çdo gjë mund te rregullohet shpejt. Beqaret duhet te përfitojnë sa me shume nga liria qe kane për te bere deklaratat e forta te dashurisë. Yjet do i favorizojnë sot. Për sa i përket financave ato do jene te qëndrueshme, por jo ne gjendjen me te mire te mundshme. Mendohuni dhe gjeni mënyrën për t'i menaxhuar edhe me mire.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Situata juaj ne çift do filloje te përmirësohet sot. Te gjithë ata qe kane pasur debate do vendosin dialog mes tyre dhe do i pranojnë edhe disa gabime qe kane bere. Beqaret nuk do e dine as vete se çfarë duan vërtet. Here do kërkojnë një lidhje te qëndrueshme dhe here aventura. Jupiteri, planeti i fatit do ju mbështesë ne planin financiar. Gjithsesi qëndroni vigjilente.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Ata qe janë ne një lidhje nuk do mund t’i zgjidhin sot te gjitha problemet qe kane pasur, por gjithsesi kjo do jete një dite me e mire se ato me përpara. Beqaret nuk do jene fare te interesuara për dashurinë sepse janë lodhur shume kohet e fundit dhe nuk e kane gjetur. Mos u dorëzoni kaq shpejt! Ne planin financiar do keni mbështetjen e një miku. Dëgjojini këshillat, por vendosni vete.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Për shume çifte, dita e sotme do jete e mbushur me tension dhe kontradikta. Do jete një dite pak e vështirë për t’u jetuar. Mundohuni me gjithë forcën tuaj t’iu gjeni sa me shpejt një zgjidhje problemeve. Beqaret duhet te jene te vëmendshëm me ata qe do takojnë, sepse ndonjëri mund te jete dhe ai qe po kërkojnë. Do jeni realiste me financat dhe do nuk do keni probleme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Çiftet do kalojnë një dite te qete. Do kuptoheni mjaft mire me partnerin dhe do jeni me tolerante me njeri tjetrin. Beqaret nuk duhet ta kërkojnë sot personin e tyre te zemrës. Reflektoni mire për atë qe doni dhe ne ditët ne vijim hidhuni ne “sulm”. Plutoni do iu ndihmoje edhe ju qe te përmirësoni financat. Kujdes! Nga ana tjetër është Marsi do ju nxite te shpenzoni shume.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Çiftet do e shfrytëzojnë këtë dite për te dale e për t’u argëtuar me partnerin. Mos e vrisni shume mendjen se çfarë do ndodhe nesër, por mendoni vetëm si t’ia kaloni sa me mire sot. Beqaret do kenë shume takime. Me ne fund do takoni personi qe aq shume e keni ëndërruar. Ne planin financiar do vazhdoni te keni probleme. Ato nuk do zhduken derisa ju te ulni shpenzimet.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Ata qe janë ne një lidhje do fillojnë te bëjnë plane për te ardhmen e tyre sot. Beqaret duhet te dalin me sa me shume njerëz ne mënyrë qe te takojnë shpirtin binjak. Mos u bëni te turpshëm, por dhe mos e teproni. Pritet një dite shume e mire. Mos u merakosni fare për financat. Planetët do iu mbrojnë dhe do keni buxheti do filloje te përmirësohet me tepër.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Plutoni rrezikon te ndikoje për keq ne lidhjen tuaj. Bëjini sytë katër sepse partneri edhe mund t’iu tradhtoje. Për beqaret pritet një dite mjaft pasiononte. Mund te ketë edhe ndonjë dashuri me shikim te pare e cila mund te shkoje deri ne martese. Mos u nxitoni për asgjë. Tregohuni me te matur me financat ne mënyrë qe te mos hasni probleme te mëdha. Mos jepni as hua sot.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Problemet financiare mund te ndikojnë për keq edhe ne lidhjen tuaj me partnerin, për me tepër nëse keni buxhet te përbashkët. Tregohuni te kujdesshëm dhe ndajini gjerat! Beqaret do kenë takime, por nuk duhet te tregohen mendjelehte. Ata qe do takoni mund te përfitojnë nga kjo dhe do ju bëjnë te vuani. Financat do jene shume te mira. Përgatituni për ndonjë shpenzim me tepër.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.