Horoskopi sot ditor për diten e merkure - 15 janar 2020

000.9 horoskopi 1

DASHI21. mars - 20. prill

Gjate kësaj dite, ne vende qe te josheni nga aventurat dhe ta tradhtoni partnerin tuaj, me mire përkushtojuni atij dhe kaloni momente pasiononte. Beqaret nuk do joshen shume nga ftesat qe do iu bëhen dhe do preferojnë te presin pak para se te hedhin hapat përfundimtare. Ne planin financiar do iu dalin goxha vështirësi megjithatë nuk duhet ta humbisni durimin.

DEMI21. prill - 21. maj

Dite shume e këndshme ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh mire me partnerin dhe nuk do i mendoni me problemet e se shkuarës. Beqaret do jene me te gatshëm për te realizuar njohje te reja dhe për te hedhur ndonjë hap. Financat do jene te favorshme edhe për te kryer ndonjë investim me te madh se me pare.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Dite shume delikate do jete kjo e sotmja për ata qe kane një lidhje, Persona te trete do ndërhyjnë tek jeta e tyre dhe do ua prishin gjithë ekuilibrin. Beqaret do jene specialiste te joshjes dhe do bëjnë për vete cilindo person qe do pëlqejnë. Për ta me ne fund do linde dielli. Për te kryer shpenzime do jeni kampione pa marre parasysh se një dite gjendja mund te dobësohet.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Sido qe te jete jeta juaj ne çift me mire mos hidhni hapa te nxituara sot. Mendohuni gjere e gjate e me pas vendosni çfarë do bëni. Këshillat e te afërmve dëgjojini sepse mund t’iu ndihmojnë. Beqaret do fillojnë te thurin ëndrra për një person qe kane pak kohe qe e kane njohur. Venusi do ju ndihmoje mjaft me financat megjithatë mire është te kurseni sa te mundeni.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Dite shume e lehte ka për te qene kjo e sotmja për gjithë ju qe keni një lidhje. Do iu realizohen te gjitha dëshirat dhe do surprizoheni nga dhuratat e partnerit. Beqaret do mërziten serish sepse do lodhen dhe nuk do e gjejnë dot personin e ëndrrave. Ne planin financiar do filloni te merrni masa strikte ne mënyrë qe jeta juaj te mbetet e kënaqshme. Vështirësi do keni, por nuk duhet te dorëzoheni.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Një dite e zakonshme do jete kjo e sotmja për çiftet. Nuk do ndodhe ndonjë surprize e madhe, por për fat nuk do ketë as debate te zjarrta. Kujdes vetëm nga disa intriga te ashtuquajturish “miq”. Ata qe janë vetëm duhet te bëjnë kujdes me çdo veprim sepse dikush po i vrojton nga larg. Ne planin financiar çdo gjë ka për te shkuar mire nëse kontrolloni çdo hap qe do hidhni.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Jeta juaj ne çift do ece shume mire sot nëse tregoheni te kujdesshëm me fjalët dhe i përkushtoheni me shume partnerit. Sa me shume ta dashuroni atë aq me shume do afrohet ai me ju. Beqaret do kenë nevoje jetike për një person ne krah dhe për këtë do i ndihmojnë mjaft miqtë. Për financat do jete një dite e kënaqshme dhe pa vështirësi.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Te dashuruarit do e fillojnë ditën normalisht, por pas mesditës do ju ndodhin gjera vërtet te veçanta dhe emocionuese. Mbrëmja nga ana tjetër do jete pasionante dhe fantastike. Beqaret do kenë dashuri me shikim te pare dhe jeta do ju ndryshoje brenda disa orësh. Buxheti do filloje dalëngadalë te stabilizohet. Mundohuni qe tani e tutje te shpenzoni me plan dhe te mendoheni gjate për çdo hap qe do hidhni.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Pas një periudhe disi te vështirë për jetën ne çift sot gjerat do fillojnë te qetësohen. Do jeni me te lirshëm kur te flisni dhe nuk do mbani mërzi për te shkuarën. Beqaret do realizojnë disa takime premtuese, megjithatë mire është te presin edhe pak kohe para se te hedhin hapa. Sektori i financave nuk do jete i shkëlqyer, por goxha me i mire se disa dite me pare.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite mjaft dinamike ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do provoni edhe gjera te reja me partnerin dhe rutina nuk do jete asnjëherë pjese e jetës tuaj. Beqaret do kenë dëshira te papërmbajtshme dhe nuk do arrijnë dot t'i plotësojnë qe te gjitha. Me shpenzimet do jeni te kujdesshëm dhe pak nga pak do i rregulloni te gjitha problemet qe keni pasur me pare.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Ka mundësi qe sot, ata qe janë ne një lidhje, te përballen me probleme shume te vështira. Besimi tek njeri-tjetri do jete venitur dhe asgjë nuk ka për te qene me si me pare. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin asnjë lloj rreziku për ta ndryshuar sa me pare statusin sepse do lëndohen pamase nga gabimet qe mund te bëjnë. Ne planin financiar duhet pasur kujdes me shpenzimet.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Jeta sentimentale e te dashuruarve do privilegjohet tej mase sot. Do ja kaloni për mrekulli pranë te dashurit te zemrës dhe mund te hidhni edhe hapa te rëndësishme. Beqaret do jene shume te vendosur qe ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë, e madje për këtë mund te ndërmarrin edhe rreziqe. Rezultati për fat do jete pozitiv. Buxheti nuk do jete i keq kështu qe do jeni disi me te qete.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.