Horoskopi sot ditor për diten e premte - 27 dhjetor 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Nëse keni një lidhje duhet te tregoheni me te kujdesshëm dhe te bëni kujdes me impulsivitetin sepse ai mund te shkatërrojë gjithçka qe e keni ndërtuar me aq mund. Beqaret do bëjnë te gjitha lëvizjet e duhura për ta bere për vete një person dhe do ia arrijnë qëllimit. Me shpenzimet duhet te jeni me te kujdesshëm sepse çdo gabim sado i vogël mund t’iu kushtoje shtrenjtë.

DEMI21. prill - 21. maj

Me ne fund do e forconi marrëdhënien tuaj ne çift dhe do keni me tepër besim tek njeri-tjetri. Do i zgjidhni sa hap e mbyll sytë problemet dhe gjerat do iu ecin për mrekulli. Beqaret do ndihen shume mire pranë disa personave dhe do mendojnë seriozisht te krijojnë një lidhje me ta. Financat do fillojnë te stabilizohen. Gjithë masat e mara do japin rezultatet e veta.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Me qetësi dhe dialog do mund t’i zgjidhni sot te gjitha problemet qe ju kishin dale me pare. Tregohuni edhe pak me te duruar nëse keni kërkuar diçka nga partneri. Beqaret do jene më me fat se kurrë dhe dita për ta do jete akoma me e bukur. Saturni do jete pozicionuar mire ne planin financiar kështu qe gjendja e tyre do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Bëhuni me te duruar.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Merkuri do e përmirësojë jashtë mase marrëdhënien tuaj me partnerin dhe do ju bëjë t’iu rrahe zemra akoma me fort. Mbrëmja ka për te qene edhe me e këndshme. Beqaret do mahniten nga një ftese qe do marrin dhe nuk do përmbahen dot për te dhënë përgjigje pozitive. Ne planin financiar nuk duhet te ndërmerrni shume rreziqe sepse gjendja do përkeqësohet kur nuk do e prisni.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Gjate kësaj dite duhet t’i dyfishoni përpjekjet për te ruajtur një marrëdhënie sa me te mire ne çift sepse ndikimi i jashtëm do jete goxha i forte. Beqaret sado qe te mundohen nuk do arrijnë dot ta realizojnë takim e tyre te ëndrrave. Nuk është koha e tyre dhe duhet te bëjnë me tepër durim. Ne planin financiar keni për te pasur disa vështirësi te vogla, por jo te pazgjidhshme.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Sot ju te dashuruarit do kaloni një dite te mire edhe pse ne disa raste do gjendeni përpara zgjedhjeve te vështira. Do jeni tolerante me partnerin dhe te gatshëm për te hequr edhe dore nga disa zakone te këqija, për te mirën e lidhjes. Beqaret do kenë një dite te mbushur me aventura te këndshme Te ardhurat do fillojnë pak nga pak te përmirësohen fale mbështetjes se te afërmve.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do jeni mediokër sot ju te dashuruarit dhe marrëdhënia me partnerin nuk ka për te qene aspak e kënaqshme. Debatet dhe problemet do jene te vazhdueshme. Ata qe janë vetëm nuk do e ndryshojnë serish statusin, jo se do ju mungojnë mundësitë, por sepse nuk do kenë as kohe te mendojnë për këtë gjë. Financat do jene vërtet prioritet për ju kështu qe nuk do bëni gabime.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Sot do kaloni një dite te mbushur me momente te gëzuara ju te dashuruarit. Buzëqeshja nuk do ju largohet asnjë moment e do ndiheni gati edhe për te hedhur disa hapa te rëndësishme. Beqaret me mire te shmangin krijimin e lidhjeve te menjëhershme sepse mund te kenë me shume probleme sesa momente te qeta. Buxheti nuk ka për te qene i keq, megjithatë mundohuni qe për çdo hap qe do hidhni te bëni parashikime.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Nëse jeni ne një lidhje nuk duhet kurrsesi te thoni fjale te pamenduara sot sepse gjerat mund te përkeqësohen aq shume saqë s'mund ta mendoni dot. As beqaret nuk duhet te hedhin hapa te palogjikuara. Mire është qe ata te presin pak kohe para se te vendosin te fillojnë një lidhje. Me shpenzimet mos u tregoni te paarsyeshëm nëse nuk doni qe shume shpejt te mbeteni pa para.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Kontradiktat me partnerin do jene te vazhdueshme sot. Ne fakt te dy do keni fajet tuaja, por asnjeri nuk do pranoje te hape rruge duke e bere situatën shume elektrizuese. Beqaret do jene me te hapur për te njohur persona te rinj dhe mund te realizojnë disa takime emocionuese. Me shpenzimet nuk duhet te bëni asnjë çmenduri sepse pasojat do i merrni me vone.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Sido qe te vijnë punët mundohuni te mos e lëndoni partnerin tuaj gjate kësaj dite sepse ai mund te vendose t'iu braktise menjëherë. Beqaret do kenë një dite shume te ndërlikuar dhe as nuk do mendojnë për dashurinë. Gjithçka do jete si zakonisht. Gjendja e financave do jete shume me e kënaqshme nga me pare kështu qe edhe ndonjë shpenzim i vogël mund te lejohet.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Ka rrezik qe sot te ketë re ne qiellin e te dashuruarve dhe ne shume momente mërzitja do jete mbizotëruese. Miqtë do bëjnë te pamundurën për t'iu ndihmuar por nuk do ja dalin dot. Beqaret do i marrin gjerat me qetësi dhe nuk do nxitohen te hedhin menjëherë hapa. Buxhetin duhet ta keni me shume kujdes se asnjëherë me pare pasi ne te kundërt do ndodhin katastrofa te njëpasnjëshme.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.