Horoskopi sot ditor për diten e enjte - 19 dhjetor 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Urani do ketë ndikimin me te madh tek jeta juaj sot dhe gjerat mes jush dhe partnerin do përmirësohen. Nuk do jeni me konfuze si me pare, përkundrazi do kthjelloheni dhe do merrni edhe vendime. Beqaret do i kenë te gjitha kushtet për te filluar një histori dashurie. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj kështu qe mund te kryeni edhe disa shpenzime me tepër.

DEMI21. prill - 21. maj

Do keni shume dyshime për partnerin tuaj sot dhe për asnjë moment nuk do ndiheni te qete. Shpesh do mërziteni sepse ai nuk do iu japë asnjë lloj shpjegimi. Beqaret do bëjnë mire ta dëgjojnë zërin e tyre te brendshëm pasi vetëm ashtu mund te fillojnë një lidhje serioze. Ne planin financiar nuk keni për te pasur asnjë lloj vështirësie megjithatë nuk do bëni keq te tregoheni te kujdesshëm.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Jeta juaj do jete shumë e bukur sot dhe mund te ndodhin edhe gjera te mrekullueshme. Do flisni me hapur me partnerin dhe do i merrni gjerat me seriozisht. Beqaret qe janë lodhur aq shume për te gjetur princin e tyre te kaltër, me ne fund do shohin plotësimin e dëshirave. Ne planin financiar fati do iu shoqërojë gjate gjithë kohës dhe nuk do gjendeni ne vështirësi aspak.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Klima yjore për ju te dashuruarit do jete e ngrohte. Tashme do ndiheni me te lirshëm për te folur për gjithçka me partnerin dhe mund te merrni edhe një vendim te madh. Ju beqareve do iu buzëqeshë fati dhe jeta do ju ndryshoje për mire. Tashme sytë tuaj do marrin një tjetër shkëlqim. Situata financiare do konsolidohet goxha. Përfitoni nga rasti për te hequr disa para mënjanë.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Do keni diskutime te gjata me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe me ne fund do merrni disa vendime te domosdoshme. Do ndiheni shume me te qete se me pare. Beqaret nuk do ndihen ende gati për ta ndryshuar statusin, megjithatë ftesat për njohje nuk do i refuzojnë. Buxheti nuk do jete aspak i keq. Pas mesditës madje mund te keni edhe disa surpriza te jashtëzakonshme.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Priten goxha përmirësime sot për jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni me asnjë lloj ankese. Te dy palët do jeni me tolerante dhe do bëni me te mirën për lidhjen. Beqaret do vazhdojnë te jene ne kërkim te personave perfeksioniste dhe nuk do arrijnë ende te gjejnë dike. Buxheti nuk do jete i keq, megjithatë çdo shpenzim me mire ta kryeni me llogari qe te mos keni probleme as me vone.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Dita e sotme do jete plot shkëlqim për ata qe janë ne një lidhje. Partneri do ua plotësojë dëshirat një e nga një dhe nuk do kenë çfarë te kërkojnë me tepër. Beqaret nuk do jene aspak ne humor për te joshur dike apo për t'i shprehur pëlqimin qe kane kështu qe do vazhdojnë te kenë një dite te zakonshme dhe te qete. Gjendja e financave do mbetet shume e mire kështu qe mos u ankoni për asgjë.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Dite shume e qete dhe pa probleme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do keni një komunikim te adhurueshëm me partnerin dhe për gjithçka do merreni vesh me se miri. Beqaret do jene me te hapur dhe gati për te provuar edhe aventura kalimtare. Ne planin financiar yjet do sjellin fat me shumice dhe do ju bëjnë edhe me te logjikshëm. Situata do ketë vetëm përmirësime.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e mbushur me pasion dhe kënaqësi te paimagjinueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do mendoni te dy si ta bëni çdo çast te mrekullueshëm dhe do ja arrini qëllimit. Beqaret do ndërmarrin shume rreziqe për ta joshur atë qe pëlqejnë, por çdo sakrifice do ja vleje. Ne planin financiar Plutoni do ju beje shume te logjikshëm dhe do mendoheni disa here para se te hidhni hapa.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Jeta juaj ne çift do jete shume e bukur sot. Do i ofroni pafund dashuri atij qe keni ne krah dhe ai do ju beje një propozim qe do ju lere me goje hapur. Beqareve me ne fund do ju konkretizohen ëndrrat me te bukura dhe jeta do ju zbukurohet menjëherë. Ne planin financiar nuk do ketë ndryshime aspak dhe situata do mbetet gjithë kohës nen kontroll.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Yjet do e favorizojnë tej mase jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite dhe do filloni te bëni projekte afatgjata me partnerin tuaj. Mbrëmja mund te ketë edhe disa nota romantizmi. Për beqaret asgjë nuk do jete e thjeshte kështu qe mire është te tregohen te kujdesshëm. Buxheti nuk do jete ne gjendjen me te mire te mundshme kështu qe kujdes me çdo lloj shpenzimi.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Dite plot diell ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do arrini t'i zgjidhni edhe mosmarrëveshjet e vogla qe keni pasur dhe do ndiheni me te qete. Beqaret duhet te bëjnë kujdes sepse mund te joshen nga persona shume dinake dhe qe mund t'i lëndojnë ne te ardhmen. Për shkak te dëshirës se papërmbajtshme te shpenzimeve gjendja financiare do ketë goxha tronditje.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.