Horoskopi sot ditor për diten e enjte - 5 dhjetor 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Do tundoheni shume nga dikush tjetër sot dhe mundet ta tradhtoni atë qe keni ne krah. Ky në fakt do jete një gabim i madh qe do shkatërrojë gjithçka keni ndërtuar deri me tani. Beqaret nuk do e kenë te lehte ta bëjnë për vete dike dhe mund te mërziten për këtë gjë. Ne planin financiar duhet te bëni pak me shume përpjekje qe ta mbani situatën te stabilizuar sepse kushtet nuk duken te mira.

DEMI21. prill - 21. maj

Ndikimi i Plutonit do jete i madh tek jeta sentimentale e te dashuruarve. Gjerat për ta do ecin për mrekulli dhe do zgjidhen disa nga dyshimet qe kane pasur. Beqaret edhe sikur te duan nuk do mund ta shmangin dot një dashuri me shikim te pare. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mire është t’i bëni sytë katër sa here qe te shpenzoni. Asgjë e keqe nuk ka për t’iu ndodhur.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Te dashuruarit do kalojnë një dite te këndshme dhe pa ndonjë emocion te jashtëzakonshëm. Gjerat për ta kane për te ecur edhe me mire nga sa e kishin ëndërruar. Beqaret do surprizohen nga një ftese qe do marrin dhe jeta e tyre do ndryshoje rrënjësisht. Sektori i financave nuk do jete i keq megjithatë duhet te gjeni një strategji me te mire menaxhimi qe situata te mbetet gjate e qëndrueshme.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Venusi do iu beje me joshës gjate kësaj dite dhe partneri do ndihet më me fat qe ju ka ne krah. Shpesh emocionet për ju do jene super te forta. Beqaret kane njohur se fundmi disa persona, por do jene ne dileme për zgjedhjen qe duhet te bëjnë. Ne planin financiar mire është te dëgjoni këshillat e miqve sepse vetëm ashtu do mund te zgjidhni edhe disa probleme te vogla.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Do përjetoni ndjesi shumë te forta sot ju te dashuruarit dhe do doni te qëndroni me shume kohe me atë qe doni. Yjet ne përgjithësi do ua plotësojnë dëshirat. Beqaret do jene me te gatshëm për ta hapur zemrën dhe sot kane për te marre disa ftesa. Ne planin financiar do jete Neptuni ai qe do ua stabilizoje situatën. Ju tashme do jeni me te logjikshëm për çdo hap qe do hidhni.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Dite shume e veçantë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat mes jush dhe partnerit kane për t’iu ecur për se mbari. Beqaret do lumturohen pafund nga ftesat qe do marrin dhe jeta e tyre do ndryshoje përgjithmonë. Me menaxhimin e financave duhet te tregoni sa me shume seriozitet ne mënyrë qe gjendja te mbetet sa me e qëndrueshme.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Dite shume e qëndrueshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni shume me te qete pasi do i zgjidhni një e nga te gjitha problemet qe keni pasur. Për beqaret do ketë plot mundësi për takime, por jo te gjithë do mund te bëjnë zgjedhjen përfundimtare. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne jetën tuaj kështu qe mund ta kryeni pa frike edhe ndonjë shpenzim me te madh.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Do keni zënka te njëpasnjëshme me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe ne një moment mund te mendoni edhe te shkëputni çdo lidhje. Për pak kohe do qëndroni larg njeri-tjetrit. Beqaret do lodhen pak duke e kërkuar dashurinë, por ne fund do ja arrijnë qëllimit. Te ardhurat nuk do jene te kënaqshme kështu qe me mire shpenzoni me kursim ne mënyrë qe te mos vuani me vone.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Perspektivat ne jetën tuaj ne çift janë shume te mira sot. Do jeni me te hapur me njeri tjetrin dhe do arrini te zgjidhni çdo problem qe ju kishte dale. Beqaret do jene shume te ngarkuar me pune dhe nuk do gjejnë aspak kohe te lire për t'ia kushtuar jetës sentimentale. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën e tyre. Me ne fund do i shlyejnë borxhet dhe do kryejnë disa investime te mira.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite shume e ngrohte ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do i sqaroni te gjitha keqkuptimet qe ju kishin dale dhe do ndiheni te qete. Beqaret nuk do ndihen ende gati për te hedhur hapa te mëdha dhe do preferojnë te presin ende disa dite. Gjendja e financave nuk ka për te qene e shkëlqyer, por e mjaftueshme për te kryer investimet e nevojshme.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Sot do përjetoni ndjesi me te forta ju te dashuruarit dhe marrëdhënia ne çift ka për te qene shume e ngrohte. Do dini si t'ia shprehni me shume njeri-tjetrit ato qe do ndieni dhe lumturia do jete e tejskajshme. Beqaret do bëjnë mire te mos ndërmarrin shume rreziqe vetëm për ta ndryshuar statusin sepse do zhgënjehen. Ne planin financiar fati do ju buzëqeshë gjithë kohës.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Asnjë planet nuk do ndikoje negativisht ne jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Ne përgjithësi marrëdhënia me partnerin ka për te qene ngrohte dhe e begate. Beqaret mund te bien ne dashuri me personat e gabuar, prandaj me mire le t'i marrin gjerat shtruar pa marre vendime te menjëhershme. Sektorin e financave mos e neglizhoni sepse do keni probleme serioze me vone.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.