Horoskopi sot ditor për diten e marte - 3 dhjetor 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Saturni do merret veçanërisht sot me jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me afër atij qe dashuroni dhe do e keni me te lehte t’ia shprehni ndjenjat. Edhe ai do kujdeset me shume për ju. Ambienti për beqaret do jete i dyzuar dhe ju nuk do dini se ku te mbështeteni për te qare hallin. Dite jo fort e mire. Ne sektorin e financave do ketë ndryshime te mëdha. Nëse ruani qetësinë dhe i hidhni me kujdes hapat, do fitoni.

DEMI21. prill - 21. maj

Nëse tregoheni me realiste ne jetën ne çift do përjetoni kënaqësi me te mëdha fale mbështetjes se Uranit. Beqaret fale Hënës do kenë mundësinë te takojnë partnerin e duhur dhe qe do iu përputhet shijeve te tyre. Tregohuni modeste dhe mos u mburrni për ato qe keni arritur seri tani. Ne sektorin financiar do keni fat. Megjithatë tregohuni te matur me shpenzimet ne mënyrë qe situata mos ndryshoje.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Sido qe te jete situata ne jetën ne çift sot do ndodhin ndryshime te mëdha. Nëse jetoni bashke, do kaloni një dite paksa delikate, plot konflikte dhe mosmarrëveshje. Nëse jeni beqare planetët do jene premtues. Ka mundësi te ndodhe një takim premtues qe do ua mbushe shpirtin me gëzim. Limitoni sa te mundni shpenzimet, te paktën për sot sepse nëse vazhdoni si e keni nisur do ngeleni pa gjë.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Gjate kësaj dite do jeni shume strikte ne jetën sentimentale dhe nuk do i lini partnerit aspak liri veprimi. Kujdes sepse situata mund te përkeqësohet dhe ju do vuani me shume. Beqaret do jeni mjaft kërkues dhe nuk do e gjejnë dot atë qe kane ne mendjen e tyre. Ne sektorin e parave mos bëni asnjë investim te madh sepse do keni shume pasoja. Hiqni nga pak lek mënjanë, vetëm kështu do rrisni buxhetin.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Ambienti ne çift do jete paksa pështjellues dhe nga momenti ne moment mund te lindin debate me partnerin. Beqaret do mobilizohen mjaft për te krijuar sa me shume mundësi për takime. Do jete dite me fat dhe ju mund te ndesheni me persona mjaft interesante. Fale mbështetjes qe do iu japë Neptuni ne planin financiar nuk do keni asnjë problem, madje mund te keni edhe ndonjë përmirësim.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Ka ardhur koha te qëndroni paksa larg partnerit tuaj dhe te reflektoni per ate qe dëshironi vërtet te bëni ne te ardhmen. Ne fakt gjithçka do varet nga mënyra sesi ju veproni dhe ato qe do thoni. Kujdes! Beqaret do kalojnë shume momente te veçanta dhe te bukura. Mund te takoni edhe personin e shumëpritur. Ne pune duhet te harroni shpenzimet pa kufij dhe te riorganizoni buxhetin.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Jeta ne çift nuk do ketë probleme gjate kësaj dite, por mos prisni qe ajo te jete shume euforike. Çdo gjë do jete si zakonisht dhe nuk do përjetoni ndonjë emocion shume te veçante. Beqaret, pas një periudhe pritjeje, me ne fund do kenë mundësi te takojnë personin e ëndrrave. Tregohuni te kujdesshëm me menaxhimin e financave dhe mos bëni asnjë investim te madh.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Duke qene shume te kujdesshëm ne jetën ne çift as sot nuk do lejoni qe grindjet te bëhen pjese e jetës sentimentale. Venusi nga ana tjetër do beje te mundur qe ju te përjetoni mjaft emocione. Beqaret do hedhin poshtë çdo mundësi te mire qe mund t’iu jepet për te krijuar një lidhje vetëm e vetëm qe te ruajnë lirinë. Për ata qe duhen te bëjnë investime dita do jete e mire. Gjithsesi pak maturi duhet.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Duke qene se Dielli dhe Marsi do jene te mire pozicionuar ne qiellin tuaj ju do afroheni me tepër me atë qe keni ne krah dhe do e shihni qe sensualiteti do te rritet me tepër. Për beqaret duket ne horizont një aventure romantike. Hidhini hapat një nga një. Financiarisht do përballeni me situata te vështira dhe ka rrezik qe disa te arrijnë edhe ne katastrofe. Këshillohuni sa me pare me eksperte.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Te nxitur nga Marsi ju do mundoheni te krijoni një ambient romantik ne jetën ne çift. Partneri nuk do i rezistoje dot këtij operacioni te madh joshjeje. Për beqaret klima e momentit do jete mjaft e ngrohte. Kënaqësitë qe do përjetoni nuk i keni takuar asnjëherë deri me sot. Edhe pse financat do jene te mira ju do tundoheni dhe do bëni shpenzime te çmenduara. Kujdes sepse këto mund ta ndryshojnë situatën.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Ne planin sentimental do keni mundësi t’i konkretizoni projektet e bere para shume kohesh dhe shume nga dëshirat tuaja do te plotësohen. Gjithsesi qe kjo harmoni te rezistoje ju duhet te tregoheni me te hapur. Ju beqare do i jepni fund këtij statusi megjithëse fillimisht do hezitoni ndërmjet shume personave. Ne planin financiar nuk iu lejohet te bëni gabime sepse do bini ne gremine.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Ne planin sentimental ju premtohen kënaqësi te mëdha dhe momente te paharrueshme. Do e shprehni te gjithë entuziazmin dhe do ndiheni te lumtur. Ju beqare duhet te përgatiteni te takoni dashurinë e madhe. Ajo ka qene shume afër jush por ju gjate gjithë kësaj kohe nuk e keni pare. Buxheti do filloje te përmirësohet mjaft. Për me tepër ju do tregoheni shume te matur me shpenzimet.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.