Horoskopi sot ditor për diten e marte - 26 nentor 2019

000.9 horoskopi 1 min

 DASHI21. mars - 20. prill

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e mire sot dhe ne disa momente mund ta mendoni seriozisht për te qëndruar pak kohe larg njeri-tjetrit. Ne këtë mënyrë do mund te reflektoni dhe do gjeni edhe disa zgjidhje për problemet. Beqaret nuk do jene ne humorin me te mire te mundshëm dhe nuk do ndihen gati për te hedhur hapa. Ne planin financiar mos ndërmerrni shume rreziqe sepse gjendja do përkeqësohet.

DEMI21. prill - 21. maj

Dite goxha e favorizuar do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do zgjidhen edhe disa probleme goxha serioze dhe ju do arrini te merrni fryme lirshëm. Beqaret nuk duhet te presin surpriza te mëdha sepse yjet nuk do jene gjithë kohës ne favorin e tyre. Me shpenzimet tregohuni te kujdesshëm, por mos i ndaloni ato qe gjerat jetike. Gjendja nuk do jete aq e keqe sa e mendonit.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Do ndiheni shume te stresuar gjate gjithë kësaj dite dhe ne disa momente do ta humbni mendjen tërësisht. Partneri do ju qëndrojë pak larg dhe nuk do iu sqaroje për dyshimet qe ju keni. Beqaret do realizojnë një takim emocionues, megjithatë me mire le te presin pak për hapat e mëdha. Me shpenzimet duhet te vazhdoni te silleni si kohet e fundit ne mënyrë qe gjendja te mbetet e kënaqshme.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Ju qe keni një lidhje do bëni te pamundurën për ta mbrojtur marrëdhënien qe keni krijuar dhe për këtë mund te debatoni edhe me te afërm. Beqaret do kenë një dite romaneske dhe te mbushur me emocione interesante. Nëse dine te përfitojnë si duhet, jeta e tyre ka për te ndryshuar. Qielli i financave do jete i kaltër dhe situata do vazhdoje te mbetet e mire.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Jeta juaj sentimentale do jete goxha e favorizuar sot. Do dashuroheni pa dorashka me partnerin tuaj dhe emocionet do shtohen. Ai mund t’iu beje edhe një dhurate interesante. Beqaret do jene te ngarkuar me pune dhe nuk do e kenë aspak mendjen tek krijimi i një lidhjeje. Jeta sentimentale për ta do vazhdoje te jete e njëjtë. Buxheti do ndryshoje disi për mire dhe do ndiheni me te qete.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Do jeni shume kapricoze gjate kësaj dite dhe partneri do e ketë te vështirë t’iu kënaqë plotësisht. Shpesh mund te ankoheni edhe pa gjera pa lidhje. Beqaret duhet te tregohen te matur me çdo person qe do ftojnë sepse disa mund te jene gënjeshtarë. Ne planin financiar do luftoni fort për te mbajtur gjendjen te stabilizuar. Përpjekjet qe do bëni do iu japin rezultatet e duhura.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Beni çmos qe ta largoni sa me pare rutinën nga jeta juaj ne çift gjate kësaj dite sepse do keni probleme serioze me partnerin. Mundohuni te programoni shëtitje, dreka romantike apo diçka tjetër ndryshe nga zakonisht. Beqaret do ndihen mire te boten e tyre dhe nuk do kërkojnë te bëjnë ndryshime. Me shpenzimet mos bëni asnjë çmenduri sepse keni për te vuajtur gjate.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Te gjithë yjet do bëhen bashke gjate kësaj dite dhe do ju sigurojnë një jete te qete e te begate ju te dashuruarve. Emocionet do jene te shumta dhe te veçanta. Beqaret duhet te binden plotësisht për dike para se te hedhin hapa. Me inat dhe nxitim nuk dilet ne rrugën e duhur. Financat do jene te qëndrueshme. Vazhdoni me te njëjtën strategji menaxhimi si kohet e fundit dhe nuk do kenë ende probleme.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite goxha e trazuar ka për te qene kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Ne disa momente mund te keni edhe debate te forta me partnerin dhe nuk do pranoni te toleroni. Beqaret do afrohen mjaft me disa persona dhe mund te fillojnë lidhje goxha te qëndrueshme. Me financat, po nuk u treguar te arsyeshëm, do keni tronditje te njëpasnjëshme.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Nuk do ju pëlqejnë aspak rregullat strikte sot ju te dashuruarit dhe do kërkoni liri absolute. Kjo do krijoje debate e probleme te njëpasnjëshme ne çift dhe do ju bëjnë te mos ndiheni mire. Beqaret do jene te palogjikshëm dhe mund te hedhin hapa te pamenduara mire. Ne planin financiar nuk do keni probleme serioze, por gjithsesi duhet te tregoheni sa me te kujdesshëm.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Ju te dashuruarit nuk do jeni aspak ne humor te mire sot dhe do keni debate te forta me partnerin edhe për gjera elementare. Beqaret nuk do jene aspak ne humor te bëjnë zgjedhje te rëndësishme dhe do preferojnë te refuzojnë çdo lloj propozimi qe do ju behet. Te ardhurat do dini si t'i menaxhoni me shume përkujdes dhe largpamësi kështu qe gjendja do mbetet e mire.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Sot do flisni hapur me partnerin ju te dashuruarit dhe do arrini te gjeni zgjidhje edhe për problemet e hershme. Dielli do ndriçojë edhe me shume se zakonisht. Beqaret duhet te mos nxitohen për asgjë sepse çdo gabim do ju rendoje tej mase. Financat menaxhojini me përpikmëri dhe keni për ta pare sa do ju përmirësohet situata. Do keni para edhe për te hequr mënjanë.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.