Horoskopi sot ditor për diten e merkure - 20 nentor 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Urani do ju beje me te duruar gjate kësaj dite dhe do arrini te zgjidhni edhe problemet tuaja me te vështira. Nga ana tjetër partneri do ju fale për gabimet e bëra. Beqaret do jene me te motivuar dhe me te gatshëm për te joshur dike. Jeta për ta mund te ndryshoje shume shpejt. Ne pune Jupiteri do ju ndihmoje pafundësisht dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

DEMI21. prill - 21. maj

Sot do mendoni me seriozisht ju te dashuruarit dhe do merrni disa vendime te rëndësishme. Disa mund te mendojnë për një shtëpi te re, disa për fëmije e disa mund te bëjnë plane për pushime. Beqaret do kalojnë momente shume te këndshme gjate gjithë ditës dhe do ndihen me te plotësuar. Ne planin financiar do hidhni hapat e duhura dhe do arrini ta përmirësoni situatën.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Jeta juaj ne çift do jete shume e mire sot pasi ajo do bazohet ne besimin reciprok dhe bashkëpunimin e ngushte. Askush dhe asgjë nuk do mund t'ua prishe ekuilibrin. Beqaret pak mundësi kane ta gjejnë sot partnerin e tyre ideal kështu qe me mire le te bëjnë edhe pak durim. Gjendja e financave nuk do jete shume e kënaqshme kështu qe mundohuni qe te tregoheni sa me te kujdesshëm.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Duhet te jeni ekstremisht te kujdesshëm sot ju te dashuruarit sepse po bëtë gabime me partnerin e ardhmja nuk do jete aspak e mire. Beqaret nga ana tjetër ka mundësi te braktisin disa miq për t'u afruar me disa persona qe ju pëlqejnë prej kohesh. Ne planin financiar do iu duhet te merrni disa vendime te rëndësishme te cilat do e ndryshojnë për mire gjendjen e te ardhurave.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Dite goxha e vështirë ka për te qene kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Për shume gjera do debatoni ashpër me partnerin dhe nuk do jeni te bindur as për ndjenjat e tij. Beqaret mund te kenë dashuri me shikim te pare, por duhet fillimisht t'i krijojnë te gjitha kushtet për këtë gjë. Buxheti nuk do jete i keq, por nëse nuk bëni çmenduri me shpenzimet gjendja mund te përmirësohet edhe me shume.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Venusi do ju përkëdhelë gjate gjithë ditës ju te dashuruarve. Priten momente vërtet te këndshme dhe zemra do ndihet akoma me mire nga me pare. Beqaret duhet te bëjnë sa me pare ndryshime ne pamjen e tyre pasi ashtu si janë nuk do mund te marrin ftesa për te dale. Ne planin financiar nuk do ketë vështirësi te mëdha, megjithatë me mire te merren masa për te pasur një te nesërme akoma me te mire.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do kritikoheni ne çdo moment nga partneri juaj sot dhe do mërziteni tej mase. Ne fakt çdo gjë qe ai do iu thotë do e ketë te drejte. Beqaret do duan ta shfrytëzojnë ne maksimum lirinë e tyre dhe as qe do mendojnë te fillojnë një lidhje duke refuzuar çdo ftese. Ne planin financiar mundohuni te mos ndërmerrni shume rreziqe pasi situata mund t'iu dale jashtë kontrollit ne momentin me te papritur.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Fale ndikimit pozitiv te yjeve do jeni me te gatshëm për te diskutuar me partnerin tuaj sot dhe do shmangni plotësisht debatet. Beqaret do jene me shume fat ne dashuri dhe sot mund t'iu ndodhe ajo qe kishin ëndërruar prej kohesh. Qielli do behet blu dhe dielli do ndriçoje gjithë kohës. Nëse me shpenzimet nuk bëni çmenduri gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite e tensionuar dhe delikate ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Shpesh do ndiheni keq dhe nuk do dini çfarë hapash te hidhni. Për beqaret gjithçka do ndryshoje rrënjësisht pas njohjes me disa persona ne ambientet e punës. Ja qe ndonjëherë gjerat me te bukura ndodhin ne mënyrën me te çuditshme te mundshme. Me financat duhet te tregoheni goxha vigjilente qe te mos përballeni me surpriza te këqija.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Sot do ndiheni aq mire dhe aq te sigurte pranë atij qe keni ne krah saqë do jeni gati te hidhni çdo lloj hapi me te. Nuk do keni me asnjë dyshim dhe do e lini veten te lire për t'u dashuruar si ta ndieni. Beqaret nuk do mund te fillojnë lidhje afatgjata, por mundësitë për takime dhe njohje interesante nuk do mungojnë. Buxhetin do dini ta organizoni si duhet dhe situata do vazhdoje te mbetet shume e mire.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Dite e mbushur me sukses do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Do përjetoni vetëm emocione pozitive dhe nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret duhet te tregohen me te duruar sepse pas pak ditësh do ju shfaqet personi te cilin e kane ëndërruar aq shume. Ne planin financiar duhet te përqendroheni me shume tek menaxhimi i te ardhurave.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Sot do keni shume probleme me partnerin tuaj dhe nuk do merreni vesh për asgjë. Debatet dhe mosmarrëveshjet kane për te qene te njëpasnjëshme. Beqaret do jene sharmante pafund dhe do arrijnë ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat do kenë disa probleme te vogla, por gjithçka do zgjidhet shpejt. Do vlerësoheni mjaft për maturinë dhe perkujdesin.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.