Horoskopi ditor për diten e shtune - 22 qershor 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Ne shume momente do ndiheni konfuze sot dhe nuk do arrini dot te hidhni hapa me atë qe keni ne krah. Gjerat nuk do jene aspak ashtu si ju keni dashur. Beqaret do kenë mundësi për te takuar persona interesante me te cilët do fillojnë edhe një lidhje te qëndrueshme. Sektori financiar do përballet me sfida te vështira. Shpesh mundet edhe te mbeteni pa para ne dore.

DEMI21. prill - 21. maj

Jeta juaj ne çift do jete e turbullt gjate kësaj dite dhe nuk do i shihni gjerat me qartësi. Kjo do ju çojë shpesh ne mosmarrëveshje me partnerin. Beqaret do kenë vetëm mundësi për aventura kalimtare dhe nuk do munden dot te fillojnë lidhje serioze. Për te përmirësuar financat nuk duhet kurrsesi te merreni me pune jo te ligjshme sepse keni për t’i vuajtur gjate pasojat.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Te dashuruarit do mendojnë për projekte te reja ne çift dhe do ndihen me gati se kurrë për te bere edhe zgjedhje me rëndësi. Nëse jeni vetëm do ndihmohen nga Merkuri dhe do takoni persona vërtet interesante. Çdo gjë për ju do marre një tjetër kuptim. Ne planin financiar vërtet do lodheni pak, por ne fund do gjeni ekuilibrin për te cilin jeni munduar prej kohesh.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Edhe pse e doni partnerin dhe doni te qëndroni çdo çast me te, mundohuni te mos lini pas dore familjaret dhe punën gjate kësaj dite. Nëse jeni ende te lire mund te takoni persona interesante ne ndonjë udhëtim ku do shkoni. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj. Jo vetëm qe gjendja sot do jete e mire, por do mund te siguroni edhe një te ardhme me te qëndrueshme.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Marrëdhënia juaj ne çift do jete delikate sot. Ka mundësi te kapeni edhe per gjerat me elementare me partnerin dhe do debatoni pafund. Beqaret sado qe te mundohen nuk do mund ta gjejnë personin e ëndrrave te tyre. Me mire te mos lodhen dhe te presin edhe pak kohe. Sektori i financave do jete plotësisht i qete dhe pa probleme. Do i kryeni pa problem shpenzimet.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Planetët do kenë ndikim pozitiv tek jeta juaj ne çift sot dhe vetëm gjera te bukura kane për t'iu ndodhur. Mund te flisni për çdo gjë pa pasur droje dhe partneri do iu beje disa premtime. Beqaret do realizojnë takime mjaft interesante te cilat do ua ndryshojnë jetën për mire. Financat do i kontrolloni ne çdo moment dhe gjendja ka për te qene e qëndrueshme.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Do lini çdo gjë tjetër pa dore sot ju te dashuruarit dhe do i përkushtoheni plotësisht atij qe keni ne krah. Mund te mendoni te bëni edhe ndonjë çmenduri te vogël sa për ta nxehur me tepër atmosferën. Beqaret duhet te dalin sa me shume e te njihen me persona te rinj pasi vetëm kështu mund te gjejnë dike te përshtatshëm. Buxheti nuk do jete aspak i keq.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Sot nuk do e përmbani dot xhelozinë ju qe jeni ne një lidhje dhe do doni te mos ndaheni për asnjë moment nga ai qe keni ne krah. Kujdes me çdo gjest dhe çdo fjale sepse mund ta shkatërroni harmoninë e ndërtuar me aq mund. Beqaret do kenë takime me serioze sot. Buxheti do kërkojë me shume kohe dhe vëmendje pasi vetëm ashtu gjendja mund te stabilizohet.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Jeta juaj ne çift nuk do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite. Here pas here mund te keni edhe disa mosmarrëveshje me partnerin dhe ato do e vene ne dyshim vazhdimësinë. Beqaret ka mundësi te afrohen mjaft me një person te huaj dhe shume shpejt do fillojnë edhe lidhje me te. Buxhetin do e keni ne vëmendje gjate gjithë kohës dhe do e menaxhoni ne mënyrë te përkryer.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Çiftet qe kohet e fundit kane pasur probleme serioze, sot do kenë një dite me te qete. Do jene me te logjikshëm dhe do i kuptojnë gabimet qe kane bere. Beqaret do ndihmohen mjaft nga Venusi dhe do kenë një dite te mbushur me ftesa, takime e propozime. Financat duhet t'i mbani me tepër nen kujdes pasi ne te kundërt situata do ju dale jashtë kontrollit atëherë kur nuk do e prisni.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Për shkak te një ambienti yjor jo shume te ngrohte, jeta juaj ne çift sot do jete disi e trazuar. Do jeni ju me kokëfortët dhe ata qe nuk do hapni rruge. Beqaret, edhe pse nuk do jene gati për gjera serioze, mire është te pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Ne planin financiar do jeni me shume fat. Situata do përmirësohet aq shume saqë do mund te bëni edhe ndonjë investim te madh.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Kjo e sotmja nuk ka për te qene një dite shume e mire për ata qe janë ne një lidhje. Here do dashuroheni me pasion, por ne momente te tjera do debatoni ashpër. Beqaret do i japin prioritet absolut jetës sentimentale dhe do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë atë. Buxheti nuk do jete aspak ne gjendjen qe do dëshironit pasi kohet e fundit jeni treguar shume te pamatur me shpenzimet.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.