Horoskopi ditor për diten e shtune - 30 mars 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Gjatë kësaj dite do keni mosmarrëveshje te shumta me partnerin tuaj dhe për asnjë moment nuk do ndiheni te qete. Problemet do vazhdojnë deri ne orët e mbrëmjes. Beqaret nga ana tjetër do jene më me fat ne dashuri dhe jeta do ju shndërrohet njëherë e përgjithmonë. Gjithsesi mire është qe gjerat t’i marrin shtruar. Buxheti nuk do jete i shkëlqyer, por goxha me i mire se me pare.

DEMI21. prill - 21. maj

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete pasiononte sot dhe do mbizotërojnë momentet harmonike. Problemet do i lini pas krahëve dhe do mendoni vetëm ta bëni çdo moment sa me interesant. Beqaret nuk do kenë asnjë lloj dëshirë te fiksohen pas dikujt sepse do ju pëlqejnë flirtimet e vazhdueshme. Ne planin financiar do jeni me fat dhe situata do përmirësohet shume me tepër nga sa mendonit.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Nëse qe prej pak kohesh asgjë nuk po shkon mire ne lidhjen tuaj, merrni sa me pare masa qe ta ndryshoni situatën. Largoni personat negative nga vetja dhe mos dëgjoni fjalët e askujt. Beqaret duhet te jene me te vëmendshëm ndaj ftesave qe do ju bëhen sepse ne një moment mund t’iu ndodhe ajo qe nuk e kane pritur. Plutoni do sjelle fat me shumice ne sektorin e financave. Do ndiheni me te qete edhe ne këtë plan.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Marrëdhënia juaj me partnerin do jete e këndshme sot, por ne disa momente mund te ketë edhe ndonjë debat te vogël. Çfarëdo qe te ndodhe nuk duhet te merrni masa ekstreme. Beqaret duhet te tregohen te duruar dhe te matur. Persona jo te sinqerte mund t’i joshin, por ata nuk duhet te pranojnë. Ne planin financiar gjendja nuk do jete e keqe. Keni mësuar nga gabimet dhe nuk do i përsërisni me ato.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Yjet do i ndihmojnë sot çiftet ta përmirësojnë marrëdhënien e tyre sentimentale dhe t’i shprehin ndjenjat me shume se me pare. Te dy palët do jene te çliruar nga komplekset. Beqaret do jene te lumtur me takimet qe do realizojnë dhe do presin momentin e duhur për te vepruar. Për shkak te mjedisit te mire yjor, ne planin financiar është momenti i duhur për te vepruar e për te bere lëvizje te nevojshme.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Do ja kaloni mjaft mire me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe emocionet do jene te veçanta. Ne mbrëmje madje mund te kaloni edhe çaste pasionante dhe mjaft romantike. Beqaret do bëjnë ose do marrin deklarata flakëruese. Me siguri qe gjerat do fillojnë te ndryshojnë sot. Ne planin financiar ka ardhur momenti te merrni masa nëse doni qe gjendja te përmirësohet.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Ka rrezik qe tensioni te mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Nuk do arrini dot te merreni vesh për asgjë me partnerin dhe mund te mendoni edhe për ndarje. Beqaret do e lënë veten te lire dhe kane për te përjetuar kënaqësi te mëdha. Ndonjëherë kjo është gjeja me e mire qe mund te behet. Ne planin financiar duhet te bëni kujdes. Po shpenzuat kuturu do keni probleme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Dite e mbushur me vështirësi do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje, por gjithsesi nuk duhet te alarmoheni. Me qetësi dhe maturi do mund ta kaloni edhe këtë faze. Beqaret do jene te logjikshëm dhe nuk do hedhin asnjë hap te nxituar. Ne planin financiar do jete një dite e vështirë. Do ju duhet te merrni masa strike qe situata te filloje te përmirësohet.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Do jeni me te hapur ndaj partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe do ja shprehni atij me tepër ndjenjat. Ai nga ana e tij do mendoje t'iu surprizoje gjithë kohës me aq sa do mundet. Beqaret duhet t'i bëjnë sytë katër, pasi personi i duhur do ju shfaqet ne momentin qe me pak e presin. Financat do përmirësohen mjaft deri ne mesdite, por ju do keni një te keqe qe do shpenzoni tej mase.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Urani, Neptuni dhe Venusi premtojnë një dite te mrekullueshme për çiftet. Do jeni me te ëmbël dhe me te dashuri me partnerin, ndërkohë qe do i qëndroni njëkohësisht shume besnike atij. Beqaret duhet te reflektojnë disa here para se te hedhin hapa ne mënyrë qe te mos lëndohen. Buxheti do ketë përmirësime te mëdha. Do ju ngelet vetëm qe te tregoheni te kursyer me shpenzimet.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Beni atë qe do ju duket me e logjikshme sot ju te dashuruarit dhe mos ua vini veshin aspak atyre qe do ju thonë te tjerët. Beqaret do jene ne humor te mire dhe do jene gati te bëjnë çdo lloj çmendurie qe do ju duket e arsyeshme. Ne planin financiar do i luftoni te gjitha problemet qe keni pasur dhe situata do filloje te përmirësohet ne mënyrë te menjëhershme.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do bëni deklarata te forta dashurie sot ju te dashuruarit dhe atmosfera do nxehet tej mase. Do e harroni njëherë e mire te shkuarën delikate. Beqaret do afrohen edhe me tepër me një mik dhe mund ta shohin atë me një sy tjetër. Mos u druani t'i shprehni ndjenjat. Buxheti nuk do jete problematik nëse nuk kryeni shpenzime te pamenduara. Huate shmangini me çdo kusht.

BIZNESE TE REKOMANDUARA

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.