Horoskopi ditor për diten e premte - 15 shkurt 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Nëse jeni ne një lidhje mos prisni gjera te jashtëzakonshme nga partneri juaj sepse do zhgënjeheni e do lëndoheni. Me mire qëndroni gjithë kohës me këmbë ne toke. Beqaret, fale mbështetjes së Venusit, do kenë mjaft përfitime gjate gjithë kësaj dite. Për financat do jete Neptuni ai qe do ndikoje pozitivisht dhe do e përmirësojë tej mase situatën.

DEMI21. prill - 21. maj

Gjate kësaj dite duhet te jeni shume te sinqerte me atë qe keni ne krah ne mënyrë qe gjerat te përmirësohen. Po vazhduat me gënjeshtra situata do ju ndërlikohet shume me shume. Beqaret qe kane kohe qe po e kërkojnë dashurinë me ne fund kane për ta gjetur. Gjendja e te ardhurave nuk do jete e keqe kështu qe me një menaxhim te kujdesshëm do mund t’ia dilni për mrekulli.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Dite e mbushur me pasion dhe emocione te forta ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ju beje edhe deklarata te forta qe do ju habisin. Beqaret do kalojnë goxha vështirësi dhe nuk do e kenë aspak mendjen për te kërkuar personin e tyre te ëndrrave. Buxheti nuk do jete ende ne gjendjen e kërkuar kështu qe me mire bëni llogari para se te shpenzoni.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Do i qëndroni indiferente partnerit tuaj gjate kësaj dite dhe ai do mendoje me te keqen. Po vazhduat te veproni kështu do arrini shpejt ne ndarje. Beqaret duhet te përfitojnë nga ftesat qe do ju bëhen ne mënyrë qe ta ndryshojnë sa me shpejt statusin. Ne planin financiar mos luani me zjarrin sepse keni për t'u djegur keq. Bëjini mire llogarite dhe merrni masa.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Jeta juaj ne çift nuk do ketë ndikim te drejtpërdrejtë nga yjet. Mundohuni te kujdeseni me shume për detajet dhe gjestet qe do bëni nëse nuk doni te keni probleme. Beqaret me ne fund do zbulojnë një dashuri te madhe dhe jeta do ju marre drejtimin e shume ëndërruar. Situata komplekse financiare e kohëve te fundit me ne fund do zgjidhet dhe do ndiheni me te qete.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Çështjet e zemrës nuk do ecin aq mire sa ju keni dashur sot. Do keni here pas here edhe debate te ashpra me partnerin tuaj. Kujdes! Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë ma pare dhe nuk do e ndryshojnë dot statusin edhe pas përpjekjeve qe do bëjnë. Sektori i financave do jete i kënaqshëm. Do i kryeni te gjitha shpenzimet e dëshiruara dhe do hiqni edhe para mënjanë.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Ndikimi i Venusit do jete shume pozitiv gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do jeni te matur dhe nuk do keni asnjë lloj problemi me partnerin. Beqaret do afrohen mjaft me dike dhe do e bëjnë për vete. Nuk do ndihen me keq si me pare. Ne planin financiar jo çdo gjë do ju ece si keni dashur. Mundohuni t'i kufizoni shpenzimet sa me shume qe te mundeni.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Jeta juaj ne çift do përmirësohet mjaft gjate kësaj dite. Do jeni me te bute me partnerin tuaj dhe do kërkoni falje për disa gabime qe keni bere me pare. Beqaret do fillojnë një histori dashurie te këndshme e cila do i beje ta harrojnë periudhën e vështirë te vetmisë. Ne planin financiar gjendja do vazhdoje te mbetet e mire. Vazhdoni t'i bëni mire planet para se te shpenzoni.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dite shume e këndshme do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni me personin qe keni ne krah dhe emocionet do jene te mëdha, Beqaret do bëjnë mire te mos nxitohen për asgjë sepse përndryshe do vuajnë. Financat do kenë goxha përmirësime fale maturisë se treguar dhe perkujdesit tuaj ne çdo moment.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dita e sotme nuk do jete shume e mire për ju qe keni një lidhje. Do konfliktoheni edhe për gjerat me te vogla me partnerin. Beqaret do bëjnë mire te mos i shmangin te gjithë personat qe do i joshin, pot fillimisht te njihen mire me ta. Me financat nuk do i keni punët mire. Do kryeni shpenzime te jashtëzakonshme dhe problemet do jene serioze.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Do ndiheni te kënaqur sot ne krahët e partnerit dhe do jeni gati te bëni edhe ndonjë çmenduri me te. Kënaqësitë dhe emocionet do jene te paimagjinueshme. Beqaret do kalojnë momente te mrekullueshme pranë disa personave dhe do jene gati te marrin edhe vendime. Me financat do tregoheni te kursyer dhe te arsyeshëm. Fatmirësisht gjendja do përmirësohet.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Merkuri do jete i pozicionuar keq sot ne jetën tuaj ne çift dhe debatet me partnerin do jene te njëpasnjëshme. Nuk do jeni asnjë moment te qete. Beqaret do marrin ftesa te shumta dhe do jene ne dileme se çfarë zgjedhjeje te bëjnë. Ne planin financiar Jupiteri do ju mbështesë fort dhe do ju sjelle fat. Gjendja do jete aq e mire sa mund t'i shlyeni edhe disa borxhe.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.