Horoskopi ditor për diten e diel - 27. janar 2019

 

DASHI21. mars - 20. prill

Do keni shume besim tek vetja juaj gjate kësaj dite dhe gjerat do ju ecin për mrekulli. Do jetoni ne një ambient mjaft harmonik dhe do përjetoni emocione. Beqaret do ndihen me te vetmuar se kurrë me pare, por serish do jene te pafat ne dashuri. Financat nuk do jene shume te mira, megjithatë me maturi dhe përkujdes do arrini ta kaloni ditën.

DEMI21. prill - 21. maj

Edhe pse tundimi do jete shume i madh gjate gjithë kësaj dite, serish do i qëndroni besnike personit qe keni ne krah. Dashuria për te ne fakt është e pakufishme. Beqaret do jene te hapur dhe gati për te joshur cilindo. Kujdes me hapat qe do hidhni me tej. Financat do jene te dobëta për shkak te shpenzimeve te konsiderueshme qe do kryeni.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Mos lejoni ne asnjë mënyrë qe rutina te behet pjese e jetës suaj sot sepse ka rrezik te përballeni me probleme. Partneri mund t’iu tradhtoje dhe do ndiheni shume keq. Beqaret do joshin gjate gjithë kohës dhe ka gjasa ta bëjnë për vete atë qe pëlqejnë. Financat do i menaxhoni me shume përkujdes dhe gjendja do vazhdoje te mbetet e mire.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Hëna do jete e pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj sentimentale dhe gjerat do ecin për mrekulli mes jush dhe partnerin. Do keni guxim madje te flisni edhe për tema delikate. Beqaret do ndihen me mire fale ftesave interesante qe do iu bëhen. Ka shume gjase te ndryshojnë edhe status. Ne pune bëni pak ekonomi qe edhe e ardhmja te jete e qëndrueshme.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Tregohuni me tolerante sot ne jetën tuaj ne çift dhe merrini gjerat me optimizëm. Do ndiheni edhe vete me mire. Beqaret do bëjnë shume persona për vete, por me pas nuk do dini cilin person te zgjedhin. Ne planin financiar do ndërmerrni iniciativa dhe do e stabilizoni situatën. Do keni mundësi te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër se zakonisht.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Ne përgjithësi, marrëdhënia juaj ne çift do jete goxha e mire. Do merreni vesh për çdo gjë dhe nuk do kërkoni ne asnjë moment te dale e juaja. Beqaret do takojnë me ne fund princin e tyre te kaltër dhe do fillojnë një histori te bukur dashurie me te. Ne planin financiar duhet vetëm te merrni disa masa te vogla ne mënyrë qe gjendja te mos ketë aspak probleme.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Marrëdhënia juaj me partnerin do ftohet shume gjate kësaj dite. Do i qëndroni larg njeri-tjetrit dhe do jeni gjithë kohës te mërzitur. Beqaret do jene shume te turpshëm dhe nuk do përfitojnë aspak nga mundësitë qe do iu jepen për takime. Jupiteri do jete planeti qe do sjelle fat ne planin financiar. Gjendja do jete shume me e mire se disa kohe me pare. Mos u shqetësoni.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Priten ndryshime rrënjësore sot ne jetën tuaj ne çift. Do i shihni gjerat me një sy tjetër dhe do jeni gati te bëni çfarëdo lloj sakrifice. Beqaret ka mundësi te fillojnë dashuriçka me disa miq te vjetër. Nuk e kishin menduar ndonjëherë këtë gjë, por ja qe gjithçka mund te ndodhe ne jete. Gjendja e financave do jete e renduar. Nuk do ju dalin as për te blere ushqimet e përditshme.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Dashurohuni ashtu si ta ndjeni gjate kësaj dite juve qe jeni ne një lidhje, pa menduar për opinionet e atyre qe ju rrethojnë. Ne fund te fundit jeta është e juaja dhe askush nuk duhet te ndërhyjë. Beqaret do pëlqejnë tej mase një person, por nuk do mundin dot t’ia shprehin ndjenjat. Ne planin financiar duhet te jeni sa me te matur qe te mos keni probleme.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Dite mjaft e këndshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Gjerat do shkojnë ashtu si ju i kishit menduar prandaj nuk do keni asgjë për çfarë te qaheni. Beqaret nuk do hedhin asnjë hap sepse ende nuk do jene te sigurte pe rate qe duan te bëjnë. Situata financiare do vije dalëngadalë duke u përmirësuar. Kini durim dhe tregohuni sa me te organizuar.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Klima ne jetën tuaj ne çift do jete disi me e ngrohte sot. Do i shtoni dozat e fantazisë dhe imagjinatës dhe do përjetoni kënaqësi pa fund. Beqaret do jene shume joshës dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Shume gjera kenë për te ndryshuar për ta. Financat do përmirësohen fale një shpërblimi qe do merrni ne pune.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Do keni goxha mosmarrëveshje sot ne jetën tuaj ne çift dhe here pas here do ndiheni shume keq. Mundohuni te reflektoni dhe te gjeni një zgjidhje te mire për te dyja palët. Beqaret do ndihen mjaft mire pranë personave qe do takojnë dhe shume shpejt mund te fillojnë një lidhje. Te ardhurat do jene me te mira se disa kohe me pare.

 

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.