Horoskopi ditor për diten e hene - 21 janar 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Do luani shume me ndjenjat e partnerit sot dhe kjo do sjelle goxha mosmarrëveshje midis jush. Beni kujdes! Lëreni pas kokëfortësinë. Takimet do jene te shumta për beqaret, por ata nuk duhet te krijojnë menjëherë lidhje. Njihuni njëherë mire e me pas vendosni çfarë do bëni. Ne planin financiar do merrni masa për ta stabilizuar buxhetin. Me pak durim do ia dilni.

DEMI21. prill - 21. maj

Do tregoheni me te ngrohte dhe me te sjellshëm se me pare me atë qe keni ne krah sot. Ai do ndihet mire për këtë fakt dhe do iu plotësojë disa dëshira. Beqaret do kenë mundësi për takime, por do jeni te zënë me angazhime te tjera. Dijeni se koha ikën shpejt. Nëse nuk doni qe financat te kenë tronditje, nuk duhet te shpenzoni pa mbarim sot. Ka kohe për gjithçka.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Dite e qete dhe pa probleme kjo e sotmja. Do ndiheni mire pranë partnerit dhe do ia shprehni atij çdo ndjenje, e mire apo e keqe qofte. Beqaret do joshin shume një person qe ne fakt nuk vlen ose qe mund te kenë edhe një lidhje tjetër. Kujdes! Ne planin financiar do keni fat dhe do arrini te kryeni investimet e menduara prej kohesh. Situata do filloje te përmirësohet shpejt.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Për ata qe janë ne një lidhje, kjo dite do jete një nga me te bukurat e muajit. Çdo gjë do shkoje mjaft mire ndërmjet jush dhe emocionet do jene te mëdha. Beqaret do tregohen idealiste dhe mund te bëjnë disa gabime. Kujdes, mos u nxitoni për asgjë. Financat duan edhe me shume kujdes gjate kësaj dite sepse situata do jete e trazuar. Ulni shpenzimet.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Dy planetë do e mbrojte fort jetën tuaj ne çift gjate kësaj dite. Përveç kësaj ata do iu bëjnë edhe me joshesh dhe do krijojnë një ambient romantik për ju dhe partnerin. Beqaret me ne fund do marrin iniciativa dhe do pranojnë ftesat qe do iu bëhen. Shfrytëzojeni këtë mundësi qe do iu jepet. Financat do jene te qëndrueshme nëse ju vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Dite përgjithësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Duhet thënë se do i jepni me shume rëndësi komunikimit dhe do i zgjidhni disa zënka te vogla qe keni pasur. Beqaret nuk do kenë fat dhe do iu rendoje shume vetmia. Financat duhet menaxhuar me shume kujdes dhe maturi. Merkuri do iu gjendet pranë ne çdo moment dhe nuk do iu lere te shpenzoni pa u menduar.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Sektori i dashurisë ne çift do shkoje me se miri gjate kësaj dite. Përgatitni një darke romantike me qirinj dhe muzikën tuaj te preferuar nëse doni qe t’iu duket vetja si ne ëndërr. Marrëdhënia e beqareve me personat e seksit tjetër nuk do jete e mire. Edhe sot do qëndroni vetëm. Ne planin financiar do kryeni investime dhe situata do jete e qëndrueshme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Dita e sotme nuk do jete e favorshme për jetën sentimentale te çifteve. Ka rrezik qe disa edhe ta tradhtojnë atë qe kane ne krah dhe me pas t’i japin fund lidhjes qe kane krijuar. Kujdes, mos u ndikoni nga emocionet e momentit. Beqaret edhe pse do kërkojnë shume nuk do e gjejnë personin qe iu përshtatet me shume. Financat nuk do jene te këqija.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Neptuni do ndikoje me se shumti sot ne jetën tuaj ne çift dhe do kaloni një dite mjaft delikate. Mos kërkoni te impononi mendimin tuaj për gjithçka sepse do përballeni me probleme te mëdha. Nëse jeni ende vetëm, edhe sot do e keni te vështira ta gjeni atë qe kërkoni. Ne planin financiar do bëni çmos ta mbroni sa me shume buxhetin. Do ia dilni mbanë.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Në dashuri dikush mund të shfaqë dyshime dhe paqartësi. Në veçanti, çiftet e vjetra duhet të përballen me një lloj rinovimi. Venusi në shenjë do të krijojë situata të favorshme për beqarët që mund të takohen me shpirtin binjak. Puna: Në frontin e punës është më mirë të shmangni hapat e rrezikshëm, disa njerëz mund të krijojnë vështirësi.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Diskutoni hapur me partnerin tuaj sot për te gjitha problemet qe keni pasur ne çift. Me qetësi dhe maturi do zgjidhni gjithçka dhe do jeni me optimiste për te ardhmen. Beqaret do kenë disa takime, por fale tyre mund te linin vetëm dashuria kalimtare. Planetët do jene ne anën tuaj ne planin financiar dhe do iu ndihmojnë ta stabilizoni situatën. Shfrytëzojeni këtë mundësi.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Kur behet fjale për ta mbrojtur dashurinë tuaj dhe atë qe keni ne krah, ju jeni mjaft luftarake dhe nuk toleroni aspak. Sot do e tregoni këtë gjë. Beqaret do ndikohen mjaft nga Hëna dhe nuk do kenë aspak dëshirë për te bere njohje te reja. Ne planin financiar ka rrezik te përballeni me probleme serioze. Merrni masa sa me shpejt dhe mos i besoni askujt.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.