Horoskopi ditor për diten e premte - 18 janar 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Gjate kësaj dite te dashuruarit do kenë me shume se kurrë nevoje për intensitet dhe risi. Këtë mund ta arrijnë vetëm duke folur me partnerin dhe duke shprehur mendimet qe kane. Beqareve do ju rendoje pafundësisht vetmia, por nuk do kenë asnjë mundësi për ta ndryshuar atë. Sektori i financave do jete kryesisht i mbrojtur, megjithatë mire është qe ne çdo moment te tregoni kujdes me shpenzimet.

DEMI21. prill - 21. maj

Ju te dashuruarit do ndërmerrni shume iniciativa gjate kësaj dite dhe do ndiheni me te lumtur se me pare. Partneri do ndihet i kënaqur qe ju ka pranë dhe mund t’iu beje edhe ndonjë surprizë. Beqaret nga ana tjetër mund te kalojnë një dite disi me te mërzitshme. Saturni do ju vere përballë sfidave te vështira ne planin financiar. Tregohuni përherë shume te kujdesshëm.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Qielli juaj i dashurisë do jete plot ngjyra sot dhe do keni performanca te jashtëzakonshme me partnerin. Zemra do rrahe fort dhe shpesh do ju duket sikur jeni ne një ëndërr. Beqaret do jene shume diskrete dhe do joshin pa u vene re aspak. Sektorin e financave duhet patjetër ta menaxhoni me më shume kujdes dhe maturi ne mënyrë qe edhe e nesërmja te jete e sigurt.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Pas një kohe te gjate qetësie ne çift, pasioni do rindizet sot dhe do ja kaloni për mrekulli me partnerin tuaj. Do përjetoni serish emocionet e fillimit te lidhjes. Beqaret do kenë disa takime, por asnjeri nga personat nuk do ua mbushe mendjen për te filluar angazhime serioze. Për planin financiar do jete dite e vështirë. Mundohuni te ulni sa te mundni shpenzimet.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Ka mundësi qe dita e sotme te jete negative për ju qe keni një lidhje. Do jeni te pabindshëm dhe nuk do pranoni ato qe do ju thotë partneri. Beqaret ka shume mundësi te realizojnë takimet qe aq shume kane ëndërruar dhe jeta do ju marre një tjetër drejtim. Ne planin financiar bëni kujdes nga konfigurimi i yjeve te cilat do ua ndërlikojnë goxha situatën. Vendime te mëdha me mire te mos merrni.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Ne jetën sentimentale do ketë një revolucion te vërtetë gjate kësaj dite. Ndryshimet do jene te njëpasnjëshme kështu qe përgatituni shpirtërisht. Beqaret do kenë mundësi te mira për te takuar një person te veçante. Mos mendoni menjëherë te krijoni një lidhje, por njiheni sa me mire atë. Për financat do jete dite përgjithësisht e qete. Vazhdoni te tregoheni te matur me shpenzimet.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Gjate kësaj dite duhet te përfitoni sa me shume qe te mundeni nga klima e ngrohte qe do mbizotërojë ne lidhjen tuaj. Flisni hapur edhe për disa tema delikate qe me pare nuk guxonit t’i përmendnit. Beqaret nuk do kënaqen nga takimet qe do kryejnë dhe për pasoje nuk do mendojnë te krijojnë lidhje me ata persona. Për financa te mira duhet ta menaxhoni me kujdes buxhetin.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Një fllad romantik dhe emocionues do fryje gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do ndiheni me te plotësuar dhe do përjetoni emocione pa fund. Beqaret nuk duhet ne asnjë mënyrë te bëjnë çmenduri vetëm për te krijuar një lidhje sepse do pendohen shpejt. Ne planin financiar, kombinimi i yjeve do favorizoje një situate te qëndrueshme dhe te qete. Nuk do keni frike te bëni shpenzimet e nevojshme.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Ndikimi i yjeve ne jetën tuaj ne çift do jete pozitiv sot. Ata do iu krijojnë një ambient romantik dhe harmonik ne mënyrë qe te ndiheni te plotësuar. Beqaret as sot nuk do dëshirojnë te fillojnë një lidhje, me pretekstin se ndihen mire edhe vetëm. Ne planin financiar do kryeni transaksione me rëndësi te cilat do e stabilizojnë mjaft situatën. Vazhdoni ne këtë rruge.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Marsi, planeti i dëshirave dhe seksualitetit do ndikoje mjaft tek jeta juaj sentimentale. Gjerat ndërmjet jush dhe partnerit do shkojnë me mire sesa i kishit menduar. Beqaret nuk duhet te veprojnë pa u menduar sepse do bëjnë disa gabime te pafalshme. Ne planin financiar duhet bere sa me shpejt një riorganizim i situatës. Vetëm ne këtë mënyrë do arrini te shpenzoni për ato qe iu duhen.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Marrëdhënia juaj me partnerin nuk ka për te qene tërësisht e qetes sot. Ne shume momente partneri do e ketë te vështirë t’iu kuptoje dhe mund te lindin mosmarrëveshje. Beqaret do ndihen shume me te lire dhe do preferojnë te afrojnë persona qe kane dëshirë vetëm për aventura afatshkurtra. Me buxhetin mire do jete te tregoheni me te kujdesshëm dhe te shpenzoni vetëm për gjerat e domosdoshme.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Ka mundësi qe sot te ngrini shume dyshime për vazhdimësinë e lidhjes qe keni krijuar. Nuk iu ka pëlqyer aspak sjellja e partnerit tuaj kohet e fundit dhe kjo ua ka trazuar mendimet. Flisni me qetësi me te. Beqaret do jene si ne ajër dhe nuk do arrijnë te krijojnë një lidhje te qëndrueshme. Financat do jene te paqëndrueshme. Do bënit mire te ulnin paksa shpenzimet.

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.