Horoskopi ditor për diten e enjte - 17 janar 2019

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Yjet do ju mundësojnë sot ditën qe keni ëndërruar ju te dashuruarit. Marrëdhënia me partnerin do jete e jashtëzakonshme dhe do ndiheni me gati për te pranuar propozimin e partnerit. Beqaret do adhurojnë aventurat dhe do ndihen te plotësuar edhe me to. Ekuilibri buxhetore do jete mbizotërues dhe për asnjë moment nuk do gjendeni ne situata te sikletshme.

DEMI21. prill - 21. maj

Saturni do jete pozicionuar shume mire sot ne jetën tuaj ne çift. Çdo gjë ka për të ecur ashtu si e kishin ëndërruar dhe nuk do ndihen asnjë çast te vetmuar. Beqaret ka rrezik te vazhdojnë te kenë te njëjtin status si me pare, por nuk do ndihen keq fale miqve dhe familjareve. Ne planin financiar fati do jete gjithë kohës ne anën tuaj dhe do arrini te shlyeni edhe disa borxhe.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Planetët do ju ndihmojnë jashtëzakonisht ju te dashuruarve dhe lidhja qe keni krijuar do thellohet akoma me shume. Te dy palët do i shprehni ndjenjat pafundësisht dhe do ndiheni shume here me te kënaqur. Beqaret do kenë mundësi te mira për te takuar princin e tyre te kaltër vetëm se duhet te jene te vëmendshëm. Ne planin financiar te gjitha masat dhe hapat e hedhura do japin rezultatet e tyre.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Qofshi në një lidhje apo ende beqare, jeta juaj sentimentale do jete shume e privilegjuar gjate kësaj dite. Ne shume momente zjarri i pasionit do shtohet aq shume saqë mezi do e besoni se jeni ne realitet e jo ne një ëndërr. Shfrytëzojeni çdo minute sa me shume dhe mendoni sikur ajo te ishte e fundit. Ne planin financiar miqtë do ju këshillojnë te bëni zgjedhjet me te mira.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Gjate kësaj dite do mundni te shijoni qetësinë ne jetën tuaj ne çift dhe nuk do keni aspak përballje apo debate te forta. Mundohuni vetëm te bëni diçka me ndryshe se zakonisht ne mënyrë qe te mos ju pushtoje rutina. Beqaret do a adhurojnë aq shume lirinë dhe pavarësinë qe kane saqë nuk do duan te bëjnë ndryshime. Ne planin financiar intuita nuk do ju lejoje te gaboni.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Pritet qe ambienti ne çift te jete i ngrohte sot. Nuk do keni as debatin me te vogël me partnerin sepse te dy do toleroni mjaft. Vazhdoni ne këtë rruge. Beqaret do kenë mundësi vetëm për aventura, prandaj çdo gjë do jete ne dorën e tyre. Mos bëni asgjë duke menduar vetëm për momentin. Qe financat te jene te mira duhet te tregoheni paska me te organizuar.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Pas një periudhe te vështirë për jetën ne çift, sot do afroheni me shume me partnerin dhe do flisni sinqerisht me te. Do i zgjidhni një nga një mosmarrëveshjet qe keni pasur. Beqaret do kenë aq shume takime saqë edhe zgjedhjet do jene te vështira. Financat nuk do jene aspak problematike. Përfitoni për te bere investimet me te rëndësishme qe do ua ndryshojnë te ardhmen.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Kujdes me despotizmin ne jetën ne çift sot sepse do keni mosmarrëveshje te mëdha. Partneri nuk do toleroje aq shume sa me pare. Beqaret do iu kushtojnë me shume rëndësi ftesave qe do iu bëhen dhe do dalin pa ngurrin neper takime. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje me se miri dhe ju do e menaxhoni me shume mençuri buxhetin. Vazhdoni ne këtë rruge.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Pasion, surpriza, emocione pa mbarim... Dita e sotme do jete e mrekullueshme për ata qe janë ne një lidhje. Shfrytëzojeni çdo sekonde kur te jeni pranë partnerit. Edhe beqaret do kenë një te papritur mbresëlënëse. Shfrytëzojeni sepse ne këtë mënyrë jeta juaj do ndryshoje rrënjësisht. Financat do jene te mira megjithatë investimet e mëdha nuk rekomandohen.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Merkuri premto një dite te animuar dhe te bukur për çiftet. Nëse keni kohe qe jeni ne një lidhje do bashkëpunoni me tepër me partnerin dhe do merreni vesh edhe me një shikim me te. Beqaret do kenë disa takime, por duhet te bëjnë kujdes me personin qe do zgjedhin. Merrni kohen e duhur për t’u menduar. Financat do fillojnë te ekuilibrohen pak nga pak.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Mos mendoni te filloni një aventure sot sepse kjo do e shkatërronte menjëherë atë qe keni ndërtuar ne çift. Nëse kërkoni risi flisni me partnerin dhe ai do ua plotësojë dëshirat. Beqaret do ja kalojnë mire edhe vetëm dhe nuk do mërziten aspak. Financat do jene me te stabilizuara se me pare. Mund t’ia lejoni vetes edhe ndonjë shpenzim te vogël.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Ata qe janë ne një lidhje do ndihen te lënë pas dore nga partneri i tyre dhe do zhyten ne trishtim. Yjet këshillojnë te flisni sa me pare me atë qe keni ne krah. Nëse jeni beqare pritet qe edhe gjate kësaj dite te keni te njëjtin status. Mundohuni te mos qëndroni ne shtëpi, por dilni dhe takohuni me familjare dhe miq. Ne planin financiar asgjë nuk do jete e thjeshte.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.