Horoskopi ditor për diten e hene - 7 janar 2019

Qetësia do mbizotërojë gjate gjithë kësaj dite ne jetën tuaj ne çift sot. Do flisni për ato qe keni kaluar dhe do buzëqeshni kur te jeni pranë njeri-tjetrit. Beqaret do kenë me tepër mundësi për te gjetur shpirtin binjak. Dilni me tepër me miqtë. Ne planin financiar nuk do ndikoje asnjë planet. Menaxhojeni me kujdes buxhetin nëse nuk doni te keni tronditje.

Jeta sentimentale e çifteve nuk do jete shume e mire gjate kësaj dite. Nëse tregoheni kokëfortë dhe nuk pranoni asnjë gabim mund te keni edhe mosmarrëveshje te mëdha. As beqaret nuk duhet te luajnë me zjarrin. Do digjeni shpejt dhe do vuani. Ne planin financiar do keni vështirësi. Merrini gjerat shtruar dhe si fillim ulni shpenzimet e tejskajshme.

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Do komunikoni me tepër dhe do bëni lëshime. Edhe pse këtë duhet ta kishit bere prej kohesh, asnjëherë nuk është vone. Beqaret do bënin mire te mos merrnin asnjë vendim për te krijuar lidhje gjate kësaj dite sepse nuk do kishin fat. Ne planin financiar situata do jete goxha e qëndrueshme.

Beni çmos ta përballoni tundimin sot për te përjetuar një aventure kalimtare sepse do ishit vete firmetaret e një ndarjeje. Beqaret nga ana tjetër do tërhiqen se tepërmi nga aventurat pa te ardhme. Te rëndësishme për ju do jete emocionet e momentit. Për shkak te disa shpenzimeve te nevojshme qe do iu duhet te kryeni, financat do kenë tronditje.

Dashuria për ata qe janë ne një lidhje do jete romaneske sot. Qe nga mëngjesi dhe deri ne darke partneri do iu përgatisë surpriza te njëpasnjëshme. Shfrytëzojeni ditën. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë ditën për te reflektuar mbi te ardhmen. Takimet nuk do jene ato qe keni pritur. Për sa iu përket financave, duhet te tregoheni me te kujdesshëm dhe mos shpenzoni kuturu.

Ata qe janë ne një lidhje do kenë një dite te qete dhe te këndshme, por jo te mbushur me pasion te zjarrte. Dashurohuni ashtu siç dini, pa menduar nëse ka me mire. Beqaret do i adhurojnë flirtimet sot dhe do dalin pa ngurruar neper takime. Financat do jene goxha te mira, kështu qe përfitoni për te kryer transaksione apo investime te rëndësishme.

Për te kaluar një dite te bukur me partnerin duhet t’i bëni balle nervozitetit. Shmangni edhe diskutimet e gjata e te kota dhe përqendrohuni tek thelbi i gjerave. Beqaret do kenë një takim impresionues te cilin nuk duhet ta humbin për asnjë arsye. Situata financiare do jete goxha e qëndrueshme. Vazhdoni te tregoheni te matur dhe shpenzoni me kursim.

Ka ardhur momenti t’i merrni gjerat me seriozisht ne çift dhe te krijoni një klime me harmonike. Tregohuni te kujdesshëm me ato qe do thoni dhe lëreni partnerin te flasë lirshëm. Beqaret ka gjasa te kenë dashuri me shikim te pare. Jeta e tyre do marre një tjetër drejtim. Mos e teproni me shpenzimet sot nëse nuk doni te keni tronditje financiare.

Venusi do jete i pozicionuar mire ne qiellin tuaj te dashurisë. Çiftet do kenë një dite te qete dhe pas asnjë problem, ndërsa beqaret do kenë mundësi te krijojnë një lidhje te bukur. As vete nuk e kishit menduar se mund te ndryshonit kaq shpejt status. Financat nuk do jene te mira. Mund te kryeni transaksionet apo investimet qe keni kohe qe i mendoni.

Ne pune ka ardhur kohe te bëni disa sqarime me partnerin tuaj dhe te mendoni për te ardhmen. Nëse bashkëpunoni ashtu si duhet do arrini atje ku dëshironi. Beqaret mund te fillojnë veçse nja aventure qe do iu sjelle emocione momentale. Situata financiare nuk do jete shume e qëndrueshme, prandaj shmangni investimet e mëdha dhe te pamenduara.

Beni kujdes me xhelozinë e tepruar gjate kësaj dite ju qe jeni ne një lidhje. Mos mendoni se partneri iu tradhton vetëm sepse mund te pije një kafe me koleget e punës. Beqaret duhet te bëjnë kujdes me personat e shenjës se Binjakeve dhe Bricjapeve. Shmangini sa te mundni! Ne planin financiar merrni masat e duhura nëse nuk doni te përballeni me surpriza te këqija.

Ju qe keni kaluar një periudhe plot konflikte ne çift do ndiheni me te qete sot. Bashkëpunimi do përforcohet pak nga pak dhe do kuptoheni me mire me njeri-tjetrin. Beqaret do kenë me shume fat se kurrë te takojnë personin e ëndrrave. Shfrytëzojeni ditën! Financat ka gjasa te përmirësohen me tepër fale një shpërblimi qe do merrni. Shpenzimet bëjini ende me maturi.