Horoskopi ditor për diten e hene - 10 dhjetor 2018

000.9 horoskopi 1 min

DASHI21. mars - 20. prill

Mos kërkoni gjate gjithë kohës te dominoni jetën tuaj ne çift apo ta kritikoni për çdo gjë partnerin. Kjo metode është e gabuar dhe mund t’iu sjelle shume probleme. Beqaret duhet te tregoheni shume te vëmendshëm sepse mund t’iu dalin para persona vërtet interesante. Planetët do jene te favorshëm për planin financiar dhe do mundohen t’ua plotësojnë dëshirat.

DEMI21. prill - 21. maj

Marrëdhënia me partnerin do jete me e ngrohte gjate kësaj dite. Plutoni do iu nxite te tregoheni me te hapur dhe te mos keni druajtje te shprehni edhe ato qe nuk iu pëlqejnë ne çift. Takimet e beqareve do te shtohen. Do jeni me romantike dhe do bëni gjithçka qe ai qe iu pëlqen te behet i juaji. Kujdes me financat. Jupiteri do iu beje te shpenzoni shume dhe do hasni probleme goxha te mëdha.

BINJAKET22. maj - 21. qershor

Marrëdhënia me partnerin nuk do shkoje ashtu si e keni menduar. Do ketë një ftohtësi me njeri-tjetrin dhe nuk do ndiheni shume rehat. Beqaret do jene te rrethuar nga persona interesante. Përfitoni për t’i njohur sa me mire ata sepse jo gjithmonë vijnë dite te tilla. Nëse bëni shpenzime te tejskajshme do keni shume probleme financiare. Tregohuni me te matur dhe menaxhoheni me mire buxhetin.

GAFORRJA22. qershor - 22. korrik

Jeta ne çift do jete shume e qëndrueshme gjate kësaj dite. Asnjë planet nuk do influencoje tek ajo dhe do ndiheni mire. Venusi do favorizoje takimet për beqaret por ju ende nuk do ndieni gëzim ne shpirt. Personat qe do takoni nuk janë ata qe keni ëndërruar. Situata financiare pritet te rregullohet, por gjithsesi duhet te bëni kujdes me shpenzimet. Mos harxhoni para kot se koti.

LUANI23. korrik - 22. gusht

Venusi do jete i pozicionuar mire ne jetën e çifteve sot. Shume prej jush do ndihen me se mire dhe gati per te marre vendime te rëndësishme mbi te ardhmen. Beqareve do iu jepet një mundësi nga e cila duhet te përfitojnë sa me shume. ne fakt disa probleme te jashtme do iu afrojnë me tepër me te. Jupiteri do iu mbështesë ne planin financiar. Ai do iu sjelle mjaft prosperitet.

VIRGJERESHA23. gusht - 23. shtator

Dashuria ne çift do jete prioriteti juaj gjate kësaj dite. Do bëni gjithçka qe është e nevojshme për t’i dhënë me shume gjallëri marrëdhënies qe keni krijuar. Beqaret do kenë një takim me rëndësi. Do jeni joshës dhe bindes. Dita do jete plot dite dhe ngrohtësi. Kujdes nga Marsi ne planin financiar sepse ai mund t’iu shtyje te bëni shpenzime super te mëdha. Buxheti mund te tronditet shume.

PESHORJA24. shtator - 23. tetor

Jupiteri do iu shtyje te luani si fëmijë te lumtur ne dashuri. Mos abuzoni me këtë loje sepse do përballeni me disa konflikte e debate. Beqaret nuk duhet te nxitohen për te bere për vete atë qe duan sepse do pengohen dhe do lëndohen. Ambienti planetar për financat nuk do jete shume i favorshëm. Mos jepni hua sepse nuk do mund t’i rikuperoni dot dhe do keni shume probleme.

AKREPI24. tetor - 22. nëntor

Mund ta ndjeni veten të frenuar për shkak të disa problematikave lidhur me të kaluarën, e cila do të rishfaqet në këtë periudhë. Kryesisht do të dominojnë keqkuptimet të natyrës sentimentale dhe familjare.

SHIGJETARI23. nëntor - 21. dhjetor

Çiftet do i zgjidhin me mirëkuptim dhe qetësi mosmarrëveshjet qe kane pasur kohet e fundit. Do merrni edhe një vendim te rëndësishëm për te ardhmen. Fale mbështetjes se Venusit dhe Plutonit iu do mund te krijoni një lidhje mjaft intensive me dike qe jeton jashtë por qe ka ardhur për pak kohe këtu. Do ndiheni mire. Do keni një strategji te mire financiare dhe do ruani ekuilibrin.

BRICJAPI22. dhjetor - 20. janar

Nëse jeni ne çift nuk duhet t’i merrni gjerat me vrull dhe te nxitoheni. Nëse e doni aq shume sa thoni njeri-tjetrin gjithçka do shkoje për mrekulli dhe ndjenjat nuk mund te shuhen. Nëse jeni beqaret nuk duhet te keni frike te tentoni. Mundësitë për takime do jene te shumta dhe interesante. Ne planin financiar do kryeni transaksione te rëndësishme dhe do tregoheni me realiste.

UJORI21. janar - 19. shkurt

Jupiteri do iu beje edhe me entuziaste sot ne jetën ne çift. Klima do jete e ngrohte dhe harmonike. Shfrytëzojeni ditën sa me shume te mundni. Për beqaret dita do jete e qete dhe nuk do keni takime. Qëndroni pak me shume kohe me miqtë dhe me familjaret. Me financat duhet te tregoheni me te kujdesshëm nëse nuk doni qe ato te tronditen. Do merrni një ndihme goxha te madhe nga dikush.

PESHQIT20. shkurt - 20. mars

Ne jetën ne çift do ndiheni mjaft mire gjate kësaj dite. Disa do kalojnë momente te mrekullueshme dhe plot emocione. Beqareve do iu vije ne maje te hundës vetmia. Mos u mërzitni sepse sot mundësitë do jene te shumta dhe mjaft te mira. Sektori i parave nuk do ketë ndonjë ndryshim te madh. Mundohuni te shpenzoni me kursim dhe do e shihni qe gjerat do shkojnë mire.

0.7 horoskopi javor

0.8 horoskopi mujor

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.