Horoskopi ditor për diten e enjte - 6 dhjetor 2018

Nuk do jeni aspak romantike gjate kësaj dite dhe kjo do e ftohe marrëdhënien me partnerin. Sot qe ai do ketë me shume nevoje për ju nuk do marre mbështetje. Beqaret nuk do jene ne gjendjen me te mire emocionale dhe nuk do përfitojnë aq sa duhet nga njohjet qe do realizojnë. Tek financat yjet nuk do kenë asnjë lloj ndikimi serioz prandaj po u treguat te kujdesshëm gjerat do ju ecin mire.

Pas disa bisedave te drejtpërdrejta dhe te sinqerta me partnerin, sot do mendoni te vendosni paqen dhe te dashuroheni pa dorashka. Beqaret do kenë një dite me te këndshme dhe mund te takojnë personin qe kane ëndërruar prej kohesh. Ne planin financiar fati do jete ne anën tuaj dhe nuk do përballeni me asnjë lloj vështirësie. Shihni edhe numrin e fatit sepse do ju ndihmoje goxha.

Do keni ndryshime pozitive ne jetën tuaj ne çift sot. Do jeni me entuziaste dhe do e shihni me optimizëm te ardhmen me partnerin. Beqaret me ne fund do mund te krijojnë një lidhje. Ajo do iu sjelle kënaqësinë dhe rehatinë qe keni kërkuar prej kohesh. Me ne fund fati do jete ne anën tuaj ne planin financiar. Do mund te kryeni edhe disa transaksione te rëndësishme dhe fitimprurëse.

Te nxitur nga Merkuri iu do bëni çmos qe te ruani ekuilibrin dhe harmoninë ne jetën tuaj ne çift. Do ketë edhe debate te vogla por qe do rregullohen sa hap e mbyll sytë. Beqaret do mobilizohen seriozisht për te bere për vete atë qe iu pëlqen. Do keni shume fat sot. Perspektivat financiare duket te jene shume te mira. Do i ulni edhe shpenzimet dhe kjo do iu ndihmoje mjaft.

Te nxitur mjaft nga Saturni sot do jeni me te gatshëm te bëni lëshime ndaj partnerin dhe klima ka për te qene me e ngrohte. Ne mbrëmje do kenë edhe fjale te ëmbla dhe momente romantike. Beqaret do kenë një dite plot ngjyra dhe hare. Çdo dëshirë qe ata kane pasur do ju realizohet. Buxheti nuk do jete i keq megjithatë mundohuni gjithë kohës te reflektoni para se te kryeni shpenzime.

Hëna do iu nxite te bëni me shume lëshime ndaj partnerit tuaj sot. Ne këtë mënyrë do shmangni edhe konfliktet qe keni pasur. Pranojini gabimet tuaja. Beqaret do ndihem mire edhe ashtu si janë por personi qe do takojnë mund t’i beje te ndryshojnë mendim. Nuk do keni probleme shume te mëdha financiare por duhet te tregoheni te matur me shpenzimet. Mos i toleroni vetes gabime.

Çiftet qe kane kaluar një krize te vështirë kohet e fundit nuk do ndihen as sot te qete. Do kapen edhe pas detajeve me te vogla dhe do debatojnë me furi. Beqaret duhet te pranojnë propozimet e miqve për njohje sepse me te vërtetë mund te ndryshojnë statusin. Buxheti do jete disi me i normalizuar se me pare, por ende jo ne momentin me te mire.

Gjerat nuk do shkojnë mire ne çift. Do keni shume zënka e debate, por shmangni me çdo kusht marrjen vendimeve te rëndësishme. Qetësohuni njëherë dhe mendojini gjerat me mire. Beqareve do iu rrahe zemra me fort. Beni çmos qe ta bëni për vete personin qe do takoni. I keni te gjitha mundësitë. Mos ëndërroni shume ne planin financiar por kthehuni me këmbë ne toke.

Do ndiheni me te sigurte për te ardhmen tuaj ne çift sot. Do i shprehni me lehte ato qe ndjeni dhe nuk do ngurroni t’i thoni partnerit ato qe nuk iu pëlqejnë. Beqaret do duan te qëndrojnë ende te tille, por ne fakt një person qe do takojnë do i beje te ndërrojnë mendim. Mos ndërmerrni operacione shume te mëdha ne planin financiar sepse buxheti nuk është shume i qëndrueshëm.

Marrëdhënia me personin qe keni ne krah do shkoje me se miri. Ajo do bazohet tek besimi reciprok dhe bashkëpunimi. Do keni shume nevoje për njeri-tjetrin dhe do e shprehni këtë. Beqaret nuk duhet te ndërmarrin shume rreziqe vetëm e vetëm qe te bëjnë për vete atë qe duan. Lëreni qe ai te vije vete tek ju. Do dini si t’i mbroni financat dhe nuk do keni asnjë problem.

Do shkoni ne qiell te shtate sot te gjithë ju qe jeni ne një lidhje. Partneri do ua plotësojë te gjitha dëshirat dhe do ndiheni me fat qe e keni ne krah. Shprehjani edhe ju te gjitha ndjenjat. Një takim interesant mund t’ua ndryshoje drejtimin beqareve. Dashuria do iu prese me krahët hapur. Ka mundësi te keni një rritje te financave sot. Mendohuni mire para se te hidhni çdo hap dhe do fitoni.

Do komunikoni lehtësisht me partnerin tuaj sot dhe do shprehni gjithçka qe mendoni. Kjo do iu ndihmoje te sqaroni edhe disa keqkuptime qe kishin lindur kohet e fundit. Nëse jeni ende beqare poshtë te tridhjetave do keni një takim mbresëlënës. Venusi do iu beje te ndiheni si mbi re. Fati do iu buzëqeshë ne planin financiar. Do kryeni te gjitha transaksionet qe kishit menduar.