
DASHI Ka ardhur koha për të ndryshuar, për të bërë diçka ndryshe. Jeni duke përjetuar shumë situata që do t’ju sjellin fat në të ardhmen: në fakt maji do të jetë një muaj i ngjarjeve të mëdha. Do të flitet për rinovimin e marrëveshjeve të cilat nuk janë ende të qarta për momentin, por që do të bëhen së shpejti. Në këtë periudhë është thelbësore të shmangni konfliktet, veçanërisht në familje: përpiquni të qëndroni të qetë. Nëse ka disa çështje të hapura, mos ushqeni tensionet: ato nuk do t’i bënin askujt mirë. Kushtojini vëmendje marrëdhënieve me të tjerët.