
DASHI Këtë të enjte keni më shumë energji dhe vitalitet se ditët e mëparshme. Problemi i vetëm është marrëdhënia me të tjerët, sepse prireni të bëni pak më shumë. Këshilla e astrologut italian është të gjeni njerëz që janë pozitivë ndaj jush, veçanërisht për ata që janë ndjerë pak të shqetësuar, ose u është dashur të luftojnë për të arritur qëllimet e tyre. Muaji mars do jetë më i mirë se ky dhe mund të rikuperoni edhe në fushën sentimentale, sidomos nëse ka pasur një boshllëk. Fundjava do jetë paksa e ashpër, më pas nga muaji i ardhshëm situata do të përmirësohet.