Pastrues fytyre me…oriz, ja receta

Nuk eshte hera e pare qe ne kete rubrike lexoni receta per floket, fytyren e trupin te pergatitura me produkte qe i keni ne shtepi. Ndaj edhe kete here po ju sjellim nje ide te re. Pastrues fytyre me oriz. Po, mire e lexuat! Keshtu qe heren tjeter qe do te pergatisni oriz per dreke, mos e hidhni ujin, sepse me menyren qe do ju tregojme me poshte mund ta perdorni per te pastruar fytyren,
Uji i orizit eshte i pasuruar me vitamina e minerale, te cilat kane efekt pozitiv ne floke e lekure. Madje sipas historise, femrat ne Kine e Japoni benin dush me ujin qe pastronin orizin.
Ja si mund te realizoni pastruesin tuaj.
Do ju duhen:
Gjysme filxhan oriz
2 filxhane uje
Fillimisht shpelani orizin me uje te paster. Me pas vendoseni orizin ne nje ene bashke me 2 filxhanet e ujit dhe lereni per 15-30 minuta. Perziejeni vazhdimisht derisa uji te filloje te zbardhet. Me kete levizje ai do te nxjerre gjithe vitaminat e mineralet ne uje, duke krijuar nje pastrues natyral per lekuren dhe floket tuaja.
Me pas mbani vetem ujin dhe vendoseni ne nje vazo, ku mund ta ruani deri ne 1 jave.
Si ta perdorni:
Me nje cope pambuk qe me pare e keni lagur me kete uje, beni lehtesisht masazh per pak minuta. Me pas lereni lekuren te thahet vete.
Pas disa perdorimesh do te shikoni qe lekura do te behet me e bute dhe plot ndriçim. Mund ta perdorni çdo dite si pjese te pandashme te rutines ndaj kujdesit te lekures.
LEXO TE NGJASHME



















