Sa shpesh duhet të dhuroni gjak dhe kush mund ta bëjë, ja gjithçka që duhet të dini

dhurimi.gjakuu

Që me fillimin e pandemisë, Kryqi i Kuq ka pasur një rënie prej 10-përqind të numrit të dhuruesve të gjakut

Dhurimi i gjakut është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për shpëtimin e jetës së njeriut. Mbi të gjitha, është pjesa kyçe për sa i takon kujdesit të duhur shëndetësor. 

Ky kujdes ndaj pacientëve po vihet në rrezik tani që banka kombëtare e gjakut po sheh nivele të ulëta.  Javën e shkuar, Kryqi i Kuq Amerikan lajmëroi krizën e parë kombëtare të gjakut, përvoja më e keqe e mungesës së gjakut që organizata po provon në më shumë se një dekadë. 

Kryqi i Kuq ka pasur një rënie prej 10-përqind të numrit të dhuruesve të gjakut që në fillimin e pandemisë dhe po vijon të përballet me probleme të rënda gjatë pandemisë. Për shembull, dhurimet e gjakut janë anuluar për shkak të kufizimeve të ndryshme të COVID-19.

Por në kohë pandemie ose jo, në krizë kombëtare të bankës së gjakut apo jo, dhurimi i gjakut është i rëndësishëm në çdo lloj kohe.  Por para se të vendosni për të dhënë gjak, ja cilat janë disa këshilla që duhet të ndiqni paraprakisht: 

Përse është e rëndësishme të dhurosh gjak?

Secilit prej nesh mund t'i duhet të dhurojë njëherë gjak në jetën e tij. Dhurimet e gjakut janë të nevojshme në raste aksidentesh, në raste operacionesh të planifikuara ose rastesore,  te të sëmurët me leuçemi, kancer dhe sëmundje të gjakut. Disa raste të veçanta kirurgjikale, si ato që përfshijnë operimet e zemrës, transplantet ose rastet traumatike mund të kene nevojë për më shumë suport se të tjerat. Është me rëndësi që procesi i dhurimit të gjakut të jetë i vazhdueshëm pasi gjaku nuk mund të ruhet për një kohë të gjatë. Qendrat Spitalore të Traumës nuk mund të funksionojnë pa furnizimin e duhur dhe të vazhdueshëm të gjakut, për këtë arsye mjekët ndonjëherë detyrohet të marrin vendime të vështira se cili pacient mund t'i nënshtrohet menjëherë operimit dhe cili do duhet të presë për një kohë tjetër kur të ketë më shume rezerva gjaku. 

Idealja do të ishte një furnizim i bankës kombëtar të gjakut një herë në tre ditë me të gjitha tipet e gjakut, por në këtë kohë pandemie kjo sa vjen e bëhet më e vështirë.  Në një kohë kur qendrat e emergjencave spitalore janë të detyruara madje të ndihmojnë njera-tjetrën me transporte gjaku, jo rrallëherë vonojnë edhe trajtimin e duhur dhe në kohë të pacientëve, pa harruar këtu rastet kur ai ka nevojë për një grup të rrallë gjaku. 

Javët e fundit, Kryqi i Kuq i cili mbulon rreth 40-përqind të rezervës kombëtare ka kufizuar shpërndarjen e gjakut nëpër spitale.

E dini kush mund të dhurojë gjak?

Për të kuptuar se je në gjendje të dhurosh gjak duhet të plotësosh disa kritere shëndetësore, ku përfshihen: mosha, pesha, gjatësia.

Mirë do të ishte që në kohën e dhurimit trupi të kishte temperaturën e duhur,  marrja frymë me gojë të mos ishte një problem dhe pacienti të mos kishte probleme me kollën.  

Disa kushte të caktuara shëndetësore nuk ta përjashtojnë dikë nga të qenit një dhurues gjaku. Bëhet fjalë për ata që vuajnë nga diabeti apo tensioni. Edhe ata mund të dhurojnë gjak nëse gjendja e tyre shëndetësore është nën kontroll përmes mjekimit. 

Rastet më të zakonta që nuk futen në grupin e atyre që mund të dhurojnë gjak janë:

- Të sëmurët me HIV

- Hepatit

-Tuberkuloz,

- Të sëmurët më kancer, tipi i kancerit nga i cili vuajnë dhe historia e sëmundjes së tyre.

Gratë shtatzëna duhet të presin deri në 6 javë pas lindjes së fëmijës për të qenë të afta të japin gjak. Një burrë që ka kryer marrëdhënië seksuale më një tjetër të seksit të njëjtë, duhet të presë deri në tre muaj përpara se të dhurojë gjak. 

Si mund të dhurosh gjak?

Nëse je të paktën 17 vjeç, ti mund të dhurosh gjak çdo 56 ditë, pra maksimumi 6 herë në vit. Në disa shtete mund të dhurosh edhe në moshën 16-vjeçare, duke marrë së pari një leje nga prindërit.  

Sipas Kryqit të Kuq, qelizat e kuqe të gjakut janë elementi më kryesor i gjakut i kërkuar nga çdo pacient që po pret për një transfuzion. Ky tip dhurimi është për ata me grup gjaku 0, A negativ ose B-negativ. Nëse ke këtë grup gjaku mund të dhurosh për 3 herë në vit duke plotësuar sigurisht edhe kërkesat e tjera, siç është  mosha, pesha, gjatësia etj.

Nëse kërkon të dhurosh gjak, më shpesh, mund të dhurosh trombocite çdo 7 ditë, maksimumi 24 herë në vit. Trombocitet janë qeliza të holla që ndihmojnë për mpiksjen e gjakut dhe gjakrrjedhjen dhe u vijnë në ndihmë pacientëve me kancer, sëmundje kronike dhe aksidenteve të rënda. 

Çfarë duhet të kesh parasysh para se të dhurosh gjak?  

E rëndësishme është që një natë para se të dhurosh gjak, të kesh shijuar një vakt të pasur me hekur: mish i kuq, peshk, fasule, spinaq, rrush të thatë dhe mbi të gjitha, të kesh pasur një gjumë të qetë. Në mëngjesit e ditës kur duhet të dhurosh gjak ha shëndetshëm, pi shumë lëngje, vishu në mënyrë praktike dhe sill me vete dokumentet e duhura identifikuese. Mos u ndje në siklet nëse nuk e di se cilit grup gjaku i përket. Të gjithë tipet e gjakut janë të duhurat për dhurim.

Shumë nga dhuruesit ndihen shumë mirë pasi kanë dhënë gjak ose trombocite, por ekziston edhe mundësia për të ndjerë stomakun e rënduar, të ndihesh i trullosur, të kesh mavijosje në trup ose dhimbje në vendin e çpimit. Thjesht pusho dhe kujtohu përherë për të mirën që ke bërë: Ti mund të kesh shpëtuar një jetë!

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.