Fitoi betejën kundër COVID-19, mjeku apel qytetarëve: Respektoni rregullat, të kursejmë jetët e të moshuara dhe bluzave të bardha
Me gjithë vështirësitë e qëndrimit larg familjes, Jetishi porositë që të mbahet distanca në mënyrë që të parandalohet përhapja e virusit. “Mendoj që ne shqiptarët pak i kemi pas tepruar me këtë afërsinë shoqërore, e kam vështirë sepse dhjetë ditë nuk kam qenë afër familjes, por jam i lumtur që jam kthyer në familjen time”, thotë ai. Jetishi thotë se vajza e tij gjithashtu ka dalë pozitive me Covid-19. Ai tha se gjendja e saj është e qëndrueshme.
Jetish Jetishi është infektuar teksa shërbente në Repartin e Emergjencës në Gjakovë. Ai thotë se ndjehet mirë meqë ka arritur të ndërpresë zinxhirin infektues dhe kështu nuk ka infektuar asnjë nga kolegët e tij në spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Ai porositë qytetarët që të u përmbahen rekomandimeve të Institutit, në mënyrë që të kursejnë jetën e të moshuarve dhe bluzave të bardha.
LEXO TE NGJASHME