Studimi, kafeina mbron keto organe jetike

Hulumtimi u realizua nga ‘Stanford University School of Medicine, ku hulumtuesit analizuan monstrat e gjakut dhe te dhenat te me shume se 100 pjesemarresve te cilet kishin marre pjese ne grupin Stanford Ellison. Ky i fundit eshte nje program qe funksionon prej 10 vjetesh, i realizuar nga dy autoret e studimit te pare ne imunologji.
Pjesemarresit u ndane ne dy grupe: nje grup i pjesemarresve te moshes 20-30 vjeç dhe nje grup tjeter 60 e lart. Hulumtuesit krahasuan mosntrat e gjakut te te dy grupeve per te pare se cilat gjene ishin te prirur qe te aktivizoheshin me shume tek njerezit e moshuar.
Veprimtaria e ketyre gjeneve eshte e lidhur me nje proteine te quajtur IL-1-beta. Sipas studiuesve, kafeja mund te humbase efektin stimulus pas gjumit. Ata te cilet kishin nje aktivizim me te larte te kesaj proteine, ishin me shume te prirur te kishin arterie te ngushta, nje faktor rreziku per komplikacione kardiovaskulare, tension te larte te gjakut, rritjen e veprimtarise se radikaleve te lira te cilat mund te demtojne qelizat si dhe rritjen e nivelit te proteines inflamatore IL-1-beta.
Ndersa, ato me aktivizim te ulet thane se anetare te familjes se tyre kishin jetuar deri ne moshen 90 vjeç. Ky eksperiment eshte testuar edhe tek minjte dhe studiuesit pohojne se kafeina pengon ndjeshem efektin inflamator te qelizave. “Eshte diçka qe njerezit e pijne dhe ne te vertete shume mire bejne, sepse kjo mund te kete nje perfitim te drejtperdrejte ne shendet. Ajo qe kemi treguar me saktesisht eshte se konsumi i kafeines ndikon ne jetegjatesine e njerezve,” tha nje nga bashkeautoret e studimit, Mark Davis.
LEXO TE NGJASHME



















