Artriti është një sëmundje inflamatore që prek kyçet. Kjo sëmundje shkakton shumë dhimbje për pacientin. Deri më tani, në mjekësi janë regjistruar plot 200 lloje të artritit dhe reumatizmës që prekin njerëzit në një moshë të caktuar. Zakonisht, artriti prek njerëzit në moshë të mesme dhe shpërthen pas moshës 50 vjeçare.


















