Koktejlet qe duhet te pime ne baze te horoskopit
Dashi
21 Mars-19 Prill
I sigurt. I guximshëm. Optimist
“Spicy Paloma”
Përbërësit
26 ml Jalapeno Tequila
39 ml lëng grejpfruti i freskët
13 ml lëng limoni
Kripë
Jalapeno
Limon
Përgatitja: Në një tundës me akull, përziejmë tekuilan, lëngun e grejpfrutit dhe lëngun e limonit. I tundim derisa të ftohen, i hedhim në një gotë të lyer përqark buzëve me kripë. E zbukurojmë me copa limoni të freskët dhe jalapeno.
Demi
20 Prill-20 Maj
I besueshëm. I durueshëm. Bujar
“Classic Gin Gimlet”
Përbërësit
26 ml xhin
Rreth 22 ml lëng limoni
13 ml shurup i thjeshtë
Limon
Përgatitja: Në një tundës koktejli me akull, kombinojmë përzierësit dhe i përziejmë derisa të ftohen. I hedhim në një kupë koktejli bosh. I zbukurojmë me një copë trekëndëshe ose rrethore limoni jeshil.
Binjakët
21 Maj-20 qershor
Të shoqërueshëm, energjikë, që përshtaten
“The Sorbellini”
Përbërësit
Proseço” (Verë e bardhë me shkumë me origjinë italiane) ose verë abstinente me shkumë
Akullore me lëng frutash të ngrira
Përgatitja: Në një gotë shampanje hedhim një lugë të madhe me akullore dhe në majë hedhim verën.
Gaforrja
21 Qershor-22 Korrik
I përgjegjshëm. Praktik. Miqësor
“The Rum Old-fashioned”
Përbërësit
26 ml Rum i zi ose i vjetër
Rreth 2 ml “Angostura” (liker i hidhët me 40 përqind alkool)
1 kub sheqer
Portokall
Përgatitja: Vendosim kubin e sheqerit në fund të gotës së qelqit dhe i shtojmë dy gllënjka liker. Spërkasim pak rum brenda gotës dhe i përziejmë bashkë, që të marrin të dyja shije të hidhët. Shtojmë dy kuba të mëdhenj akulli dhe rumin e mbetur. I përziejmë me lugë bari dhe e zbukurojmë me portokall të qërruar të shtrydhur sipër dhe pastaj të hedhur në pije.
Luani
23 Korrik-22 Gusht
Me besim në vetvete. Krijues. Popullor
“The blue lagoon” (Laguna blu)
Përbërësit
Rreth 20 ml Bacardi Tangerine (lloj rumi me aromë)
Rreth 7 ml Blue Curaçao (lloj likeri me aromë)
Rreth 20 ml lëng ananasi
Rreth 20 ml ujë soda
Përgatitja: Përziejmë gjithë përbërësit mbi akullin e hedhur në një gotë të madhe. I përziejmë butësisht me një lugë bari përpara se ta shërbejmë.
Virgjëresha
Analitike. E suksesshme. E saktë
23 Gusht-21 Shtator
“Elder-Peary Sangria”
Përbërësit
1 shishe verë e bardhë e athët
6.5 ml St. Germain Liqueur
Rreth 237 ml Lëng nektari dardhe
Dardhë
Boronica
Përgatitja: Në një kanë, kombinojmë verën e bardhë, St. Germain, lëngun e nektarit të dardhës, copat e dardhës dhe boronicat. I fusim në frigorifer për 2-3 orë, i shërbejmë në gota vere me akull. Sipas dëshirës, mund t’i hedhim ujë soda përpara se t’i shërbejmë.
Peshorja
22 Shtator-23 Tetor
I parezistueshëm. Bujar. Mirënjohës.
“The endless summer” (Vera e pafundme)
Përbërësit
Rreth 20 ml Tekuila
6.5 ml “Cointreau” (lloj likeri pa ngjyrë me aromë portokalli)
6.5 ml lëng limoni
Përgatitja: Në një shkundës koktejlesh me akull përziejmë të gjithë përbërësit dhe i tundim derisa të ftohen dhe të krijojnë avull. I hedhim të gjitha bashkë në një gotë.
Akrepi
24 Tetor-21 Nëntor
Pasionant. I fuqishëm. Dinamik
“Pistachio Shot”
Përbërësit
15 ml Baileys (lloj uiski irlandez)
Rreth 7 ml “Crème de menthe” (pije alkoolike e ëmbël me aromë menteje)
45 ml “Crème de cacao” (liker me shije çokollate)
Përgatitja: I ftohim paraprakisht të gjithë përbërësit në ngrirës. Në shkundësin e koktejlit pa akull, I përziejmë përbërësit dhe I tundim fort. E hedhim në gotë të vogël.
Shigjetari
22 Nëntor-21 Dhjetor
Pozitiv. I dashur. Mendjehapur
“The minty fresh”
Përbërësit
Rreth 60 ml Cachaça
2-3 gjethe menteje
3.7 ml lëng limoni
2 lugë tavoline sheqer i imët
“Brut Cava” (verë me shkumë)
Përgatitja: Në bazën e tundësit të koktejlit përziejmë gjethet e mentes, sheqerin dhe lëngun e limonit. I trazojmë bashkë, pastaj i shtojmë akull, cachaça dhe i tundim derisa të ftohen dhe të vishen nga i ftohti. I hedhim në gotë shampanje dhe pastaj e mbushim gotën me ‘cava’ (verë spanjolle).
Bricjapi
22 Dhjetor-19 Janar
Mbretëror. I ndershëm. Ambicioz
“The Old Pal” (Miku i vjetër)
Përbërësit
Rreth 45 ml uiski thekre
Rreth 22 ml Vermut i athët
Rreth 22 ml oz Campari
Limon
Përgatitja: Në një gotë përziejmë elbin, vermutin dhe kamparin. I përziejmë me lugë dhe pastaj i hedhim në një gotë koktejli bosh. I zbukurojmë me limon të freskët.
Ujori
20 Janar-18 Shkurt
Mendjemprehtë, novator, origjinal
“Chery Bourbon Smash”
26 ml Uiski burbon
Reth 9 ml lëng limoni
2-3 Qershi Maraskino të ngatërruar (maraskino- lloj likeri i bërë nga qershi të hidhta)
Dr. Pepper (lloj pijeje)
Përgatitja: Në bazën ku tundet koktejli futim dy-tre qershi ‘maraschino’, lëng limoni dhe “Bourbon”. I shtojmë akull dhe e tundim, derisa të ftohet. I hedhim në një gotë qelqi. I vendosim sipër akull dhe Dr. Pepper.
Peshqit
19 Shkurt-20 Mars
Joshës. Me imagjinatë. Shpirt i lirë
Martini
Përbërësit
26 ml “Chambord” (Liker i zi mjedre)
13 ml Vodka
6.5 ml lëng limoni
Lëng mangoje
Përgatitja: Në një tundës koktejlesh me akull, kombinojmë të gjithë përbërësit dhe i tundim derisa të vishen me avull dhe të jenë të ftohtë. I përziejmë në gotë martini.
LEXO TE NGJASHME