Shiten për 57 mln dollarë diamantët verbues
Apollo dhe Artemis, dy diamante verbues, rozë dhe blu, në formë dardhe, janë blerë së bashku për më shumë se 57 milionë franga zvicerane apo rreth 57 milionë e gjysmë dollarë nga një blerës privat në ankandin e Sotheby's në Gjenevë.
Shtëpia e ankandeve tha se gurët, Apollo dhe Artemis, janë deri më tani çifti më i rëndësishëm i vathëve që është ofruar ndonjëherë në shitje.
Ata iu ofruan blerësve ndarazi në shtëpinë e ankandeve në Gjenevë, por u blenë të dy nga i njëjti blerës.
Muajin e kaluar, një diamant ngjyrë rozë, 59.60 karatësh, u shit për një shifër rekord prej 71,2 milionë dollarësh në Hong Kong.
LEXO TE NGJASHME