Për ditët e nxehta të verës, akullore me shalqi

00.3akullore me shalqi 9145814848

Vera po vjen dhe i nxehti përvëlues na nxit që të kërkojmë lëngje të freskëta dhe akullore. Më poshtë po ju tregojmë një recetë për akullore të bërë nga duart tuaja. 

Përbërësit

5 kg shalqi
150 gr sheqer
80 gr niseshte
1 lugë çaji kanellë pluhur
3-4 lugë gjelle qitro (e sheqerosur në copa)
2-3 lugë gjelle çokollatë (në copa)
1 lugë gjelle ujë trëndafili (ose ujë jasemini)

Përgatitja: 

Shalqiri pastrohet nga lëkura e farat dhe kalohet në mikser për t’u bërë masë homogjene. Kjo masë kalohet në tenxhere, përzihet me sheqerin, niseshtenë dhe lëngun e aromatizuar.

Vendoset në zjarr dhe përzihet shpesh, pasi lëngu të fillojë të ziejë ulet temperatura duke llogaritur 4 deri 5 minuta zierje.

Pasi hiqet nga zjarri hidhet kanella dhe më pas shtohen frutat e sheqerosura dhe çokollata, shkruan shije.al.

Përmbajtja hidhet në një formë për puding dhe vendoset në frigorifer për disa orë.

Vendoset xhelatina në një pjatë, e cila sipas dëshirës mund të zbukurohet me lule jasemini dhe më pas shërbehet.

LEXO TE NGJASHME

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.