Një recetë e thjeshtë dhe shumë praktike për t'u përgatitur. Mund ta konsumoni si në drekë dhe në darkë, pasi është një ushqim shumë i lehtë.
Aroma dhe shija e kësaj ëmbëlsire janë me të vërtetë të jashtëzakonshme. Përbërësit:
– 300 g hurma,
– 200 g arra,
– 60 g kakao pluhur,
– 1 lugë ekstrakt vanilje,
– Ujë,
– Pak kripë.
Për glazurë:
– 40 g kakao pluhur,
– Gjysmë luge ekstrakt vanilje,
– 50 g shurup panje,
– 2 lugë vaj bimor apo vaj i shkrirë kokosi.
Përgatitja:
Hiqjani hurmave bërthamat, bluani në blender dhe shtoni arra, 60 g pluhur kakaoje, 1 lugë ekstrakt vanilje dhe pak kripë.
Ngadalë shtoni edhe ujë, derisa përbërja të bëhet e lëmuar. Shtrijeni në tepsi dhe futeni në frigorifer që pak të ftohet, pastaj qitni glazurën e kakaos pluhur të përzier me gjysmë luge ekstrakt vanilje, shurup panje dhe vaj.
Në rast se keni vendosur të pastroni organizmin nga toksinat e grumbulluara dhe yndyra, atëherë iu rekomandojmë një sallatë frutash, e cila do t’u ndihmojë jo vetëm me largimin e toksinave, por edhe edhe me tretjen më të mirë të ushqimit, do të pastrojë lëkurën tuaj si dhe do t’u ndihmojë të hiqni kilogramët e tepërt.
Hiqjani lëkurën gjysmës së ananasit, portokallit, kivit e bananeve. Më pas frutat i copëtoni në format e dëshiruara. Më pas përgatisni salcën për sallatë. Xhenxhefilin qërojeni dhe në të hidhni lëngun e limonit. Pastaj vendoseni në blender bashkë me mjaltë e kanellë dhe përzijini mirë të gjithë përbërësit.
Frutat e copëtuara vendosini në enën e servimit. Shtoni frutat e aronisë dhe sipër hidhini salcën e përgatitur. Përzijini mirë të gjitha.
Mbi sallatë hidhni fara luledielli, të cilat më parë i keni pjekur pak në tigan.
Inulina që gjendet tek çikorja ose lulerradhiqja gjendet edhe tek Dahlia. Ajo përdoret për prodhimin e të ashtuquajturit sheqer diabetik që u jepet pacientëve që vuajnë nga kjo sëmundje. Dahlia nuk është thjesht një lule të cilën mund ta admirosh kur e shikon për pak çaste. Ajo mund të lulëzojë për shumë kohë edhe pasi është këputur, nëse ju kujdeseni siç duhet për të.
Nëse dëshironi ta mbani në vazo në shtëpi, atëherë priteni kur lulja ka çelur plotësisht. Në vazo hidhni ujë të pastër dhe pritini gjethet që shtrihen nën ujë. Rrënjët e dahlias janë pjesa më e ngrënshme e saj. Ato kanë shijen e shpargut, selinosë dhe koprës, ndërsa forma e tyre i përngjan tubave të vegjël.
Portokallin qërojeni dhe priteni në copa të vogla. Gjethet e hithrave dhe luleradhiqes pastrojini mirë në ujë të rrjedhshëm. Në blender vendosini aronian, dredhëzat, portokallin e gjethet e hithrave e luleradhiqes bashkë me tërshërën e ujin.