Top Channel dhe TV Klan jane shitur te Rama, per ca kioska dhe pallate
Andi Bushati, ka folur mbi lirine e medias shqiptare, marredhenien e saj me pushtetin dhe se çfare mendon per Aleksander Frangajn dhe Henri Çilin, pas debatit te hapur me rastin e shkarkimit te dy drejtuesve te mediave te tyre, Armand Shkullaku dhe Alfred Lela. Gjithashtu ai denoncon duke deklaruar se, se televizionet kryesore kane harruar misionin per te cilin kane marre licencen kombetare, duke e shkembyer ate me ndertim pallatesh apo kioskash.
“Ju ka shkuar ndonjehere ne mendje se Top Channel, apo Klan nuk jane vetem prona te familjeve Hoxha apo Frangaj, por pasuri publike. Shteti shqiptar i ka pajisur ata me licenca kombetare dhe ato pak frekuenca qe ka ne dispozicion, per te informuar publikun dhe jo per te bere pallate apo ngritur kioska. Pra, ne kete kuptim, nese keto pasuri kombetare shfrytezohen nga pronaret te cilet i sherbejne pushtetareve per te rrembyer te tjera pasuri publike, ketu kemi mendoj une nje problem. Keto televizione te kthyera ne biznes familjar jane nje vjedhje e prones publike, dhe nje perçudnim i frikshem i demokracise.
Gjithashtu sot kemi nje boom te rrjeteve sociale dhe te mediave qe gelojne ne rrjet. Por keto te fundit, po aq sa jane nje hapesire e paimagjinueshme lirie, po aq jane edhe shperndarese te “fake news”, atyre lajmeve te rreme (aq shume te debatuara edhe ne nje demokraci shume te zhvilluar si ajo ne ShBA gjate zgjedhjeve te fundit) qe nese nuk kalojne nga filtri i mediave serioze, bejne qe te mbreterojne genjeshtra te frikshme. Prandaj, kur ne raste si ky yni, kur kryeministri kap mediat dhe televizionet kryesore, pasqyrimi i genjeshtert i realitetit mberrin ne permasa shqetesuese. Tele-qeverisja eshte krejtesisht ne drejtim te kundert me problemet e njerezve” thote analisti Bushati.
Bushati eshte pyetur edhe per modelin e botuesit dhe pronarit te mediave qe perfaqeson Henri Çili dhe Aleksander Frangaj, debat ky I hapur se fundmi pas largimit te drejtoreve ne mediat e tyre Alfred Lela dhe Armand Shkullaku, ne te cilin ai eshte perfshire edhe vete me disa shkrime dhe replika.
“Nuk besoj se ka njeri me mendje te shendoshe, qe ka zili modelet e Çilit apo Frangajt ne jete. Nuk besoj se ekziston ndokush, normal, qe i sheh ata si modele se si mund te edukoje femijet e tij. Une vete nuk kam qene ndonjehere i pasur, por nese do te me ndodhte ne jete (nuk shpresoj) mendoj se do ta kisha nje mburoje me teper per krenarine dhe integritetin tim. Ndaj une i perbuz ata njerez qe shkembejne krenarine me pasurine dhe s’kam si te jem xheloz per diçka qe e perbuz”, e thote cope mendimin e tij ai, edhe per kete çeshtje.
LEXO TE NGJASHME