Opozita, Mediu: Ne kerkojme standarte ne zgjedhje

0000000000000000000000000.mediu

Fatmir Mediu, aleat i Bashes ne opozite deklaroi se nuk do kete bojkot te zgjedhjeve por mos lejim të zgjedhjeve të manipuluara.

Në krah të drejtuesve të aleancës konservatore dhe reformiste evropiane, që janë deputetët në Parlamentin Europian Jan Zahradil dhe Daniel Hannan.

Mediu tha se qëndresa e opozitës nuk bëhet për bojkot por për standarde në zgjedhje. Edhe kreu i aleancës konservatore tha se shqetësimet e opozitës në Shqipëri janë konkrete e duhen konsideruar nga palët politike.
 
“Opozita do të marrë pjesë në një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Çdo lloj aludimi për bojkote të tjera janë të papranueshme”, tha Mediu.
 
“Aleanca konservatore e mbështet opozitën në kërkesën e saj për zgjedhje të lira dhe të ndershme që i jep mundësi çdo individi për të marrë pjesë në zgjedhje. Kërkesa e opozitës për standarde është serioze. Nëse flasim për të mos marrë pjesë në zgjedhje, unë shpresoj të mos shkojë aq larg, të gjendet një zgjidhje që të ketë zgjedhje të lira e të ndershme në Shqipëri”, u shpreh Jan Zahradil.
 
Partia republikane u bë anëtare me të drejta të plota në aleancës konservatore dhe Reformiste Evropiane. Një hap i tillë u ndërmor gjatë Samitit të Lirisë të këtij grupimi politik. 

LEXO TE NGJASHME

0.3 lajme politike

BLI ONLINE

BIZNESE TE ZONES

ALBEST.AL

Ky website kontrollohet dhe menaxhohet nga Albest.al. Të gjitha materialet , përfshirë fotografitë, janë e drejta autoriale e Albest.al. Materialet nuk mund të kopjohen, riprodhohen, ripublikohen, modifikohen, transmetohen, ose distribuohen në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të Portalit Albest.